De Biasi: Pas Europianit, duam të shkojmë dhe në Botëror

Publikuar tek: sport, më 22:03 06-11-2015 De Biasi: Pas Europianit, duam të shkojmë dhe në Botëror

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ishte i pranishëm në Kryeministri, gjatë prezantimit të librit të autorit Alaistair Campbell “Fitimtarët”, ku nën shoqërinë dhe të ish-trajnerit të njohur italian Arrigo Sacchi, sot në pozicionin e lektorit dhe kryeministrit Rama e pati të vështirë të mënjanonte çështjen e së ardhmes së tij me kuqezinjtë duke qenë se këtë herë i erdhi dhe një pyetje e drejtëpërdrejtë nga kreu i qeverisë.

Rama me humor i kërkoi De Biasit të zgjidhte mes një kontrate të majme dhe mungesës në Francë dhe një kontrate të mirë por të thjeshtë si ajo që mund të ofrojë FSHF. Përgjigja e De Biasit ishte po aq me humor dhe diplomatike sa ajo e Ramës teksa trajneri kuqezi deklaroi.

“Mos më thuaj që këtë pyetje e menduat bashkë me presidentin Duka, që është gjithashtu i pranishëm në sallë! Përtej shakasë, me Shqipërinë ne arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm. Kur arrin majën është e vështirë të përmirësohesh, pasi tani që u kualifikuam në Europian ne dëshirojmë që dhe të shkojmë në Botëror, por duhet të shohim. Personalisht unë jam i kënaqur nga ky vend që më ka dhënë shumë dhe që sot jam i gatshëm që mund të fillojmë të flasim për këtë cështje me Federatën por ajo që ka rëndësi për momentin është përfaqësimi në Francë”, tha De Biasi, transmeton Supersport.

Trajneri De Biasi gjithashtu deklaroi gjatë këtij prezantimi se kualifikimi i Shqipërisë në Europian ka sjellë dhe dicka pozitive për të rinjtë, që tashmë do të kenë idhujt e tyre shqiptarë si Berisha e Cana e jo më vetëm Messin e Ronaldon. Në këtë eveniment De Biasi ishte i shoqëruar dhe nga Arrigo Sacchi që këtë të Shtunë do të ketë dhe një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu arrin fitoren e parë në Europa League
Luan Krasniqi fiton me nokaut me boksierin Danny Williams dhe thotë: Ishte një natë e madhe »
Article Logic
Execution time: 0.053622961044312
array(1) { ["section"]=> string(60) "de-biasi-pas-europianit-duam-te-shkojme-dhe-ne-boteror-24846" }