De Biasi pas ndeshjes: Aktivizimi i Hykës mesazh për lojtarët e tjerë

Publikuar tek: sport, më 22:25 31-08-2016 De Biasi pas ndeshjes: Aktivizimi i Hykës mesazh për lojtarët e tjerë

Trajneri Xhani de Biazi ka folur menjëherë pas ndeshjes për ekipin e Shqipërisë. Italiani u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij. De Biazi dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që duan të luajnë me Kombëtaren.

“Misteri” italian tha që i vëzhgon të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht se nuk mund të jenë pjesë e organikës. Gjithashtu ai shpjegoi edhe pse pati një ndryshim të skemës nga 4-3-3 në 3-5-2.

“Besoj se mora përgjigjet e duhura, mora përgjgije nga ekipi ynë. Përsa i përket Hykës dhe Gjimshitit mendoj se të dy lojtarët bënë një lojë të mirë. Dua të them që më vjen keq që Hyka nuk ka luajtur për dy vite dhe u rikthye tani. Është një lojtar shumë i mirë. Dua të them që ky është një sinjal i mirë për të gjithë futbollistët e Kombëtares, që edhe pse nuk luajnë me përfaqësuesen, unë i mbaj sytë tek ata. Kështu është edhe rasti i Hykës. Dhe sapo të jenë në formë i marr përsëri në skuadër. Nga fillimi luajtëm me 4-3-3, dhe pastaj 3-5-2 për t’iu përgjgijur anësorëve të kundërshtarit dhe arritëm të krijonim disa raste të rëndësishme. Ndryshimi i metodës taktike erdhi brenda ndeshjes dhe nuk e kishim përgatitur më para, u krijua gjatë lojës”, përfundoi De Biazi për Supersport.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Test i thatë për Shqipërinë, kuqezinjtë asnjë sinjal para Maqedonisë
De Biasi gjen zëvendësuesin e Hysajt, nisin “tratativat” »
Article Logic
Execution time: 0.019562005996704
array(1) { ["section"]=> string(74) "de-biasi-pas-ndeshjes-aktivizimi-i-hykes-mesazh-per-lojtaret-e-tjere-51486" }