De Biasi pas ndeshjes: Duhet të shënonim më shumë

Publikuar tek: sport, më 22:35 06-10-2016 De Biasi pas ndeshjes: Duhet të shënonim më shumë

Trajneri i kombëtares kuqezi ka folur pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur ndryshimet në formacion, çfarë priste dhe çfarë dha kombëtarja në këtë ditë. Ai ka folur edhe për lojtarët që ka aktivizuar, por edhe ata që i ka lënë në stol, gjithashtu dhe që nuk i aktivizoi edhe pse priteshin të futeshin në fushë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Nuk ishim mësuar të luanim në këto vështirësi. Nuk kemi luajtur ashtu siç unë prisja.

Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim patjetër. Kemi luajtur me shumë lojtarë në sulm. Kemi luajtur me skemë ndryshe. Por, kjo jo gjithnjë do të thotë se po të luash me më shumë lojtarë në sulm, do të shënosh më shumë. Kemi arritur të sulmonim siç duhet, por gabimet i kishim në pasimin e fundit.

Fitore shumë e rëndësishme. Dje e thash që do të isha i kënaqur edhe 1-0. Edhe në ndeshjen me Spanjën, ky kundërshtar e mbylli pjesën e parë 1-0. Nuk është e lehtë që të zhbllokosh rezultatin. Në pjesën e dytë mund të shënonim shumë, por shumë i shkathët portieri i tyre që bëri pritje.

Në mesfushë patëm vështirësi në manovirm dhe vertikalizime. Në pjesën e dytë me Bashën dhe Lilën luajtëm më mirë. Sipas meje loja dhe më shumë fryte më shumë se në pjesën e parë. Zgjedhjet janë të menduara edhe për ndeshjen që do të luajmë të dielën”.

Lexo edhe: Video/ Tre pikë për vëndin e parë, Shqipëria e madhe bën detyrën në Lihtenshtein

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kroacia turpëron Kosovën në Shkodër, pëson gjashtë gola në debutimin në “shtëpi”
Balaj flet për fitoren ndaj Lihtenshtejnit dhe ndeshjen e ardhshme me Spanjën »
Article Logic
Execution time: 0.011619091033936
array(1) { ["section"]=> string(54) "de-biasi-pas-ndeshjes-duhet-te-shenonim-me-shume-55334" }