De Biasi për Sky Sport24: Tmerri i Beogradit dhe pse i meritojmë tre pikët

Publikuar tek: sport, më 09:09 15-04-2015 De Biasi për Sky Sport24: Tmerri i Beogradit dhe pse i meritojmë tre pikët Trajneri i kombetares shqiptare Gianni de Biazi

Në datën 17 prill do të shqyrtohet nga CAS çështja e Shqipërisë kundër vendimit të UEFA për të na hequr tre pikët në ndeshjen me Serbinë në Beograd tetorin e kaluar, por trajneri De Biasi ka nisur një fushatë mediatike duke shpresuar në rikthimin e vendimit. 

“Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësonte asnjë kusht për një ndeshje të sigurt Policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë, ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s, për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të luanim, kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA”, tha De Biasi për televizionin Italian Sky Sport24, në emisionin “Football Night”, duke treguar tmerrin që përjetuan në stadium.

“Pres drejtësi ndaj një federate të vogël siç është ajo e Shqipërisë, ndaj një Serbie që sigurisht është më e madhe në të gjitha aspektet. Megjithatë më duhet të them se imazhet në fushë floën shumë qartë. Besoj se nëse dikush vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar duhet të vendosë” tha De Biasi i pyetur se çfarë pret nga gjykata, ndërkohë që Shqipërisë iu hoqën tre pikët dhe u gjobit me 100 mijë euro.

Në grup, për Euro 2016, Shqipëria është me 7 pikë, edhe me mungesën e atyre pikëve. “Ne jemi e vetmja skuadër në këtë grup që jemi ende të pamundur në fushë. Ka humbur Portugalia me ne, Danimarka ka humbur ashtu si dy skuadrat e tjera. Ne kemi dy fitore dhe një barazim dhe vetëm një humbje në tavolinë. Pasi të humbësh 3-0 në tavolinë rëndon shumë. Ne kishim një golaverazh tjetër dhe për shkak të asaj humbje në ndodhemi në vendin e tretë, çka është një gjë absurde.

“Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”.

 “Jam shumë i nderuar këtu. Le të themi se prej një muaji më dhanë nënshtetësinë e nderimit, më ka dhënë shumë kënaqësi dhe kjo nënkupton se diçka kam bërë së bashku edhe me bashkëpunëtorët e mi”, përfundoi De Biasi intervistën e tij telefonike me “SKY SPORT24”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çerekfinalet/ Atletico dhe Reali ndahen në “paqe”, Juventusi fiton ndaj Monacos
Elbasani-Tirana zhvendoset në Pogradec, shkak punimet në “Elbasan Arena” »
Article Logic
Execution time: 0.040551900863647
array(1) { ["section"]=> string(78) "de-biasi-per-sky-sport24-tmerri-i-beogradit-dhe-pse-i-meritojme-tre-piket-8756" }