De Biasi për spanjollen “AS”: Shqipëria nuk është ashtu si e përshkruani ju, ekipin e ndërtova në internet

Publikuar tek: sport, më 11:00 08-10-2016 De Biasi për spanjollen “AS”: Shqipëria nuk është ashtu si e përshkruani ju, ekipin e ndërtova në internet

Në prag të ndeshjes Shqipëri – Spanjë, interesimi i mediave iberike për kuqezinjtë dhe shqiptarët është mjaft i madh. Paraqitja mjaft e mirë në Europian dhe vëndi i parë në grupin G, i ka bërë spanjollët të mendojnë seriozisht për takimin e të dielës. I përzgjedhuri tyre është Giani De Biasi. Tekniku italian ka dhënë një intervistë speciale për tabloidin “AS” ku ka zbuluar fakte shumë interesante për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shqipëria më dha diçka që në asnjë vend tjetër ku kisha punuar më parë nuk ma kishin ofruar. Ata ishin një federatë e vogël dhe një shtet i vogël, më paguan çerekun e asaj që mund të merrja diku tjetër, por besuan tek unë dhe më thanë që mund të bëja ç’te doja vetëm ti ndryshoja fytyrën kombëtares së tyre. Pasi fillova gjithçka nga 0 duke udhëtuar nga Suedia në Azerbajxhan, për të krijuar grupin e futbollistëve me të cilët doja të punoja, erdhën dhe rezultatet. Aty fillova të kuptoja që federata mund të jetë e vogël por Shqipëria është shumë herë më e madhe nga ç’e mendojnë njerëzit që e shohin nga jashtë, Shqipëria është e shpërndarë në çdo shtet të botës, ndaj punoj gjithmonë i motivuar sepse e di që në çdo vend ku udhëtoj ka njerez që më takojnë dhe falenderojnë për punën e bërë”.

De Biasi ka zbuluar fakte interesante për mënyrën se si e krijoi këtë skuadër. Ku i gjeti shumë lojtarë që nuk njiheshin duke nisur nga kërkimet në youtube për Etrit Berishën…

“Çdo gjë e nisa në një faqe interneti së bashku me stafin tim. Klikuam në një web ku ishin të gjithë futbollistët e botës, shikuam se cili kishte flamur shqiptar apo mbiemër të tillë dhe e kërkonim në youtube, për të parë nëse ishte interesant ose jo. Etrit Berishën e pash në youtube, më pas udhëtova drejt Suedisë sepse ai luante me Kalmarin. Biseda zgjati shumë pak pasi ai ishte gati për kombëtaren, e aktivizova titullar në ndeshjen përballë Gjeorgjisë dhe priti mbi 25 gjuajtje, aty i thashë stafit tim që e gjetëm zgjidhjen”, u shpreh trajneri italian.

Më tej tekniku italian foli për lojtarët e tij dhe kundërshtarët spanjoll.

"Përballë Spanjës do të jetë një luftë e fortë ku ne do të luajmë me gurë dhe ju me kallashnikov. Lojtarët tuaj luajnë në ekipet më të mira të Europës. I keni parë lojtarët e mi? Pas Europianit i thashë futbollistëve të mi se kemi luajtur gjithmonë në kategorinë e dytë e tani do na duhet të luajmë në të parën dhe se do të jetë më e vështirë".

Në fundin e intervistës së tij De Biasi foli për shqiptarët dhe Shqipërinë duke parë më larg se futbolli dhe Kombëtarja.

“Në Itali mund të mos tingëlloj mirë por unë ndihem shqiptar. Të jetuarit me ta çdo ditë më bën të ndihem njësoj si ata. Tani në Shqipëri nuk flasin më vetëm për Ronaldon apo Messin por dhe për Xhakën apo Sadikun. Të gjithë keni një imazh të frikshëm për Shqipërinë por nuk është kështu. Janë ndërtuar dy stadiume të reja dhe nuk është ashtu si ju e keni përshkruar. Populli shqiptar është krenar, nuk janë të pasur dhe mund të jenë të pafuqishëm por e tregojnë me krenari prejardhjen e tyre”, ka mbyllur intervistën e tij për spanjollen “AS” trajneri i përfaqësueses kuqezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incidentet në Lihtenshtejn, Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndeshjen në “Loro Boriçi”
Spanjollët inspektojnë “Loro Boriçin”, kanë një shqetësim të madh »
Article Logic
Execution time: 0.09968900680542
array(1) { ["section"]=> string(108) "de-biasi-per-spanjollen-as-shqiperia-nuk-eshte-ashtu-si-e-pershkruani-ju-ekipin-e-ndertova-ne-internet-55501" }