De Biasi për Taren: Ai trajner i Shqipërisë dhe unë drejtor i Lazios

Publikuar tek: sport, më 16:53 15-10-2015 De Biasi për Taren: Ai trajner i Shqipërisë dhe unë drejtor i Lazios

“Nëse Igli Tare dëshiron mund të bëhet trajner i Shqipërisë dhe unë marr pozicionin e tij tek Lazio. Kështu secili kthehet në vendin e tij”, kjo është batuta e Gianni de Biasit gjatë një interviste për “LazioSiamoNoi”.

De Biasi ka thënë se drejtori Sportiv i Lazios dhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Tare vazhdon t’i qendrojë shumë afër skuadrës që dikur ka bërë pjesë. “Me Taren komunikojmë shpesh. Ai ka ndjekur ndeshjet tona dhe i mbështet lojtarët e skuadrës shqiptare”, ka thënë tekniku italian.

I pyetur se kujt i takon merita për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016, De Biasi është shprehur se padyshim janë futbollistët ata që ke këmbënguljen e tyre bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre, por edhe stafi i tij ka luajtur një rol të madh. Ai ka thënë se nuk preferon të quhet një hero për atë që ka arritur me Shqipërinë, por thjesht është një njeri që ka punuar shumë për të arritur këtë rezultat. 

Lexo edhe: Bushi mesazh të qartë De Biasit: Kujdes me shumën, trajner të mëdhenj po presin radhën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushi mesazh të qartë De Biasit: Kujdes me shumën, trajner të mëdhenj po presin radhën
Festa e ditëlindjes së Agollit me Kombëtaren, ja dhuratat për lojtarin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019913911819458
array(1) { ["section"]=> string(73) "de-biasi-per-taren-ai-trajner-i-shqiperise-dhe-une-drejtor-i-lazios-23204" }