De Biasi po planifikon 3 prurje të reja kundër Armenisë

Publikuar tek: sport, më 19:19 28-02-2015 De Biasi po planifikon 3 prurje të reja kundër Armenisë

Vetëm një muaj na ndan nga ndeshja kundër Armenisë, e cila konsiderohet si vendimtare për ecurinë e kuqezinjve drejt ëndrrës për kualifikim në Europianin “France 2016”.

Mediat e shkruara raportojnë se tranjeri italian, Xhani de Biasi do të thërrasë në ekipin e parë për ndeshjen e 29 marsit, tre emra të rinjë. Bëhet fjalë për Berat Xhimshitin,22 vjeç (FC Zurich), Naser Alijin, 21 vjeç (i huazuar nga FC Basel te FC Vaduz) si dhe Donis Avdijajn, 18 vjeç (i huazuar nga Schalke 04 te SK Sturm Graz). Përveç se klasifikohen si lojtarë me potencial të jashtëzakonshëm, ekziston mundësia që këta lojtarë të zgjedhin për luajtur me kombëtare të tjera si Gjermania dhe Zvicra, prandaj Shqipëria kërkon t’i “bllokojë” ata për të ardhmen.

Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare, në shtyp flitet se De Biasi po mendon që t’u dërgojë ftesën tre lojtarëve shqiptar.

Mbrojtjes i FC Zurich-ut, Berat Xhimshiti (190 cm i lartë), ka lindur në Zvicër por është me origjinë shqiptare. 22-vjeçari ka luajtur me ekipet zinxhirë të përfaqësueses zvicerane, por për sa i përket përfaqësueses ka zgjedhur të mos luajë me helvetikët.  Vetëm 22 vjeç, Xhimshiti numëron deri më tani 143 ndeshje si profesionist dhe numëron 10 gola.

Naser Aliji, ka afërsisht të njëjtën histori. I lindur në Shkup të Maqedonisë, është rritur nga akademia e Bazelit ndërsa  është huazuar te FC Vaduz, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë. Edhe ai si Xhimshiti ka luajtur për ekipet zinxhirë të përfaqësueses zvicerane dhe njëjtë si ai ka zgjedhur Shqipërinë. 21 vjeçari numëron 81 ndeshje të luajtura (4 gola 5 asiste), tre ndeshje i ka zhvilluar në  Europa League dhe një në Champions League.

Emri tjetër është goxha i përfolur dhe i njohur për shqiptarët. Donis Avdijaj konsiderohet si talenti i radhës shqiptar, që mund të arrijë majat e futbollit ndërkombëtar. I huazuar nga Schalke 04 për në Austri te Sturm Graz, Avdijaj ka shënuar deri më tani 4 gola në 11 ndeshje të luajtura. Shtatorin e kaluar ai i tha jo ekipit U19 të Gjermanisë, duke lënë të kuptohet se për të është vetëm Shqipëria. Shifrat e 18 vjeçarit janë të jashtëzakonshme, 94 ndeshje, 80 gola dhe 23 asiste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Talenti shqiptar pranë kalimit tek Juventus
Alban Dorzi, kampion Europe në kickboks: Ia dedikoj shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.012534856796265
array(1) { ["section"]=> string(60) "de-biasi-po-planifikon-3-prurje-te-reja-kunder-armenise-4661" }