De Biasi poston foto me Dukën dhe e quan veten “mbret të Shqipërisë”

Publikuar tek: sport, më 21:57 20-10-2015 De Biasi poston foto me Dukën dhe e quan veten “mbret të Shqipërisë”

Trajneri Gianni de Biasi mesa ndodhet ende tepër i entuziasmuar për kualifikimin e skuadrës së tij në Euro2016 dhe për këtë ka të drejtë.

Megjithatë, në kulmin e debatit lidhur me kontratën e re të tij dhe rezistencës së FSHF-së për të plotësuar kërkesat e De Biasit, ky i fundit poston në facebook disa foto, mes tyre me presidentin e FSHF-së Armando Duka dhe kryeministrin Edi Rama.

Përshkrimi i vendosur nga trajneri italian është i thjesht dhe i qartë: “Gianni de Biasi, mbret i Shqipërisë”.

Ndoshta duke ndjerë mbështetjen e madhe që gëzon tek shqiptarët pas arritjes historike, De Biasi lëshon në mënyrë indirekte një mesazh për Dukën, me të cilin do të takohet ditën e enjte për të diskutuar lidhur me kontratën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halili mohon emrin e Ilir Dajës: Është ende herët për trajnerin e ri
Rezultate të “çmendura” në Champions, Arsenal mposht Bayern, 8 gola në sfidën Leverkusen-Roma »
Article Logic
Execution time: 0.0043120384216309
array(1) { ["section"]=> string(72) "de-biasi-poston-foto-me-duken-dhe-e-quan-veten-mbret-te-shqiperise-23591" }