De Biasi reagon për Rashicën, konfirmon largimin e një tjetër lojtari

Publikuar tek: sport, më 17:02 15-08-2016 De Biasi reagon për Rashicën, konfirmon largimin e një tjetër lojtari

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka reaguar pas vendimit të sulmuesit Milot Rashica për të braktisur fanellën kuqezi për atë verdheblu të Kosovës. Trajneri italian ka shprehur keqardhje për këtë largim, ndërsa thekson se vendimi i Rashicës ka ardhur si pasojë e mosgrumbullimit të tij me Kombëtaren në Euro 2016.

De Biasi ka konfirmuar për "Supersport" edhe largimin e një tjetër lojtari, atë të Herolind Shalës drejt Përfaqësueses së Kosovës.

"E dija prej disa ditësh që Rashica ka zgjedhur Kosovën. Ndjej një keqardhje shumë të madhe. Mendoja që ky do të ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë në dhjetë vitet e fundit. Nuk duhet të fshihemi, mendoj që zgjedhja e tij ka qenë e kondicionuar nga fakti që ai nuk u zgjodh për Europian. Ndoshta dikush tjetër e ka shtyrë të marrë një vendim të tillë. Më vjen keq më shumë për tifozët kuqezi pasi ata e duan Kombëtaren Shqiptare dhe duan që secili prej lojtarëve që kanë origjinë Shqiptare të përfaqësojnë Shqipërinë. Megjithatë ccdo kush është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij, mjafton që kjo të jetë zgjedhje zemre. Unë gjithnjë e kam thënë, një që zgjedh Shqipërinë, duhet ta ndjejë një gjë të tillë pa kushte. Unë nuk ndihem përgjegjës që ai zgjodhi Kosovë. Zgjodha 23 lojtarë që kishin kontribuar edhe më parë dhe i shpjegova Rashicës gjatë stërvitjes që do të ishte emri më i rëndësishëm i eliminatoreve të rradhës. Kam folur me pothuajse me të gjithë lojtarët, dhe shumica ma kanë konfirmuar zyrtarisht që nuk do të largohen. Mund të konfirmoj që do të largohet Herolind Shala që do të luajë për Kosovën. Edhe për të vlen e njëjta gjë, fakti që nuk u grumbullua në Europian ka ndikuar në zgjedhjen e tij”, deklaron De Biazi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Meha ndjek Milot Rashicën, largohet nga Shqipëria për të përfaqësuar Kosovën
Dy prurje të reja cilësore në Kombëtare, De Biasi: Ëndërrojmë Botërorin »
Article Logic
Execution time: 0.02643895149231
array(1) { ["section"]=> string(74) "de-biasi-reagon-per-rashicen-konfirmon-largimin-e-nje-tjeter-lojtari-49823" }