De Biasi rrëfen takimin me presidentin e Federatës Italiane dhe komenton humbjen me Izraelin: Askush nuk e priste

Publikuar tek: sport, më 09:25 16-11-2016 De Biasi rrëfen takimin me presidentin e Federatës Italiane dhe komenton humbjen me Izraelin: Askush nuk e priste

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka zbuluar që ka qenë shumë pranë drejtimit të Italisë. Në një intervistë për “Rai Sport”, tekniku italian ka thënë që pasi Conte u largua nga drejtimi i Azurrëve, ai ka pasur një takim me presidentin e Federatës Italiane.

“Unë isha shumë afër Kombëtares së Italisë. Kam takuar Presidentin e Federatës Italiane, Tavekion. Megjithatë ai vendosi që të merrte si trajner Venturën, i cili po bën një punë shumë të mirë“, deklaroi De Biasi.

Trajneri i Kombëtares kuqezi foli edhe për gjendjen e Shqipërisë në grupin G duke analizuar gjendjen e skuadrës së tij, mundësitë për një kualifikim historik, por nuk la pa përmendur edhe humbjen me Izraelin.

“Nuk e kemi pritur një rezultat të tillë me Izraelin. Ne ishim me 10 lojtarë, më pas e mbyllëm me 9. Edhe arbitri mori disa vendime të çuditshme ndaj nesh. Mendoj se Italia dhe Spanja do të marrin dy vendet e para dhe kjo praktikisht do t’i çojë ata të luftojnë për një play-off. Synimi jonë është vendi i tretë, dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Duhet thënë që janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur dhe do të bëjmë më të mirën“, ka përfunduar Gianni de Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet gjyqtari i “Shqipëri-Izrael”, rihap Facebook dhe sqaron vendimet ekstreme në ndeshje
Pas Bayern Munich, gjiganti anglez bën ofertën e çmendur: 30 milionë euro për yllin e Kombëtares kuqezi »
Article Logic
Execution time: 0.030113935470581
array(1) { ["section"]=> string(118) "de-biasi-rrefen-takimin-me-presidentin-e-federates-italiane-dhe-komenton-humbjen-me-izraelin-askush-nuk-e-priste-59660" }