De Biasi “sponsorizon” Rashicën për Napolin: Është si Callejon

Publikuar tek: sport, më 17:09 07-02-2016 De Biasi “sponsorizon” Rashicën për Napolin: Është si Callejon

E përditshmja italiane, Corriere Dello Sport i kushton një hapësirë të madhe talentit shqiptar, Milot Rashica, i cili është vënë në radarët e Napolit.

Sulmuesi i Kombëtares Shpresa që aktualisht luan për Vitessen po zhvillon një sezon fantastik duke tërhequr vëmendjen e skuadrës italiane që pritet ta nisë ofensivën në merkaton e verës. Për të mbështetur 20-vjeçarin kuqezi zbret në fushë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili e pranon se sulmuesi i lindur në Kosovë po monitorohet edhe nga stafi i tij. “Ne po e vëzhgojmë. Është gati për një skuadër italiane. Për nga karakteristikat i ngjan sulmuesit të Napolit, Callejon, sidomos fizikisht. Është një element që mund t’i bëjë punë Napolit në të ardhmen”, thekson De Biasi në intervistën dhënë për “Corriere Dello Sport”, raporton Supersport.

 Gjatë këtij sezoni, Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar tre asiste por aktualisht po qëndron në infermieri për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Ajaxit. “Duhet të rikuperohet dhe të fitojë formën fizike dhe unë jam i bindur se do të rikthehet në fushë për të treguar klasin e tij. Është një djalë me këmbë në tokë dhe mbi të gjitha ka një familje të mirë. Të gjitha këto janë garanci për një lojtar të moshës së tij”, përfundon komentin e tij trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja Shqiptare ndeshje miqësore me Gjermaninë, konfirmon De Biasi
Perfeksion bardheblu, Skënderbeu rikthehet te fitorja »
Article Logic
Execution time: 0.064110994338989
array(1) { ["section"]=> string(65) "de-biasi-sponsorizon-rashicen-per-napolin-eshte-si-callejon-31980" }