De Biasi surprizon me formacionin kundër Maqedonisë

Publikuar tek: sport, më 12:40 05-09-2016 De Biasi surprizon me formacionin kundër Maqedonisë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.

Gianni de Biasi e ka të qartë formacionin titullar që do të hedhë përballë ekipit maqedonas. Në skuadër nuk do të jenë dy mesfushorët organizatorë, Basha dhe Memushaj pasi italiani ka projektuar një mesfushë shkatërruese, shkruan Newsport.al.

Në mbrojtje tekniku kuqezi do të rreshtojë katërshen Agolli – Mavraj – Gjimshiti- Hysaj. Përpara tyre do të vendoset Kukeli ndërsa në mesfushë do të jenë Hyka – Abrashi – Xhaka dhe Gashi. Majën e sulmit pritet ta udhëheqë shënuesi i atij goli historik në Francë, kundër Rumanisë, Armando Sadiku.

Formacioni 4-1-4-1: Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Kukeli, Hyka, Abrashi, Xhaka, Gashi, Sadiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lorik Cana, o ish-kapiten hajdut, kthe paratë e të varfërve”
Ukraina nuk e pranon Kosovën “në shtëpi”, ndeshjet do luhen në terren neutral »
Article Logic
Execution time: 0.029425859451294
array(1) { ["section"]=> string(57) "de-biasi-surprizon-me-formacionin-kunder-maqedonise-51947" }