De Biasi vlerësohet sërish, fiton çmimin “Pankina e Artë”

Publikuar tek: sport, më 21:04 07-03-2016 De Biasi vlerësohet sërish, fiton çmimin “Pankina e Artë”

Trajneri i kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, ka fituar sot çmimin prestigjioz “Panchina D’oro 2016” (Pankina e Artë), si një vlerësim i lartë që i bëhet atij nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Në ceremoninë e zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Italisë, në Cioverciano (Firence), drejtuesit të pankinës shqiptare i është dorëzuar titulli me motivacionin:” Për përhapjen e vlerave të shkollës italiane të trajnerëve në botë”.

Sikurse bejne te ditur burime nga FSHF-ja, ceremonia është organizuar nga Sektori Teknik i Federatës Italiane që drejtohet nga Gianni Rivera dhe Shkolla e Trajnerëve Italianë, që drejtohet nga Renzo Uliveri. Trajneri i kombëtares kuqezi vlerësohet për arritjet e tij në krye të pankinës shqiptare, të cilën e drejton prej vitit 2011. Për 5 vjet me rradhë ai bëri një punë të mirë me skuadrën kombëtare të Shqipërisë, duke krijuar një grup kompakt futbollistësh. Kjo punë kulmoi me arritjen e vendit të dytë në grupin eliminator të Kampionatit Europian. Kualifikimi i Shqipërisë për në finalet e “Francë 2016”, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe specialistëve italianë, europianë dhe më gjerë. A është vlerësuar edhe si një kulm në karrierën e trajnerit italian dhe i punës së tij të palodhur.

Gianni de Biasi ka lindur në vititn 1956 në Sarmede, Treviso. Si trajner, ka drejtuar Vasteze, Carpi, Cozenza, SPAL, Modena, Brescia, Torino, Udinese në Itali dhe Levante në Spanjë. Kombëtarja shqiptare ka qenë ekperienca e tij e parë me skuadra kombëtare, e cila rezultoi shumë e suksesshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Derbi Partizani-Tirana, në “Qemal Stafa” shfaqen grafite ofenduese dhe homofobike
Lojtarët e Laçit foto në dhomën e zhveshjes pas fitores… por jo gjithçka është në rregull »
Article Logic
Execution time: 0.019330024719238
array(1) { ["section"]=> string(60) "de-biasi-vleresohet-serish-fiton-cmimin-pankina-e-arte-34502" }