De Biasi zbulon formacionin, bën analizën e kundërshtarit dhe tregon objektivin madhor të Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 22:43 11-11-2016 De Biasi zbulon formacionin, bën analizën e kundërshtarit dhe tregon objektivin madhor të Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme kundër Izraelit. Tekniku italian deklaroi që në takimin e nesërme skuadra e tij do të kërkojë fitore.

Gjithashtu foli edhe për ndërrimin e stadiumit teksa tha:

"Deklaratat para ndeshjes janë gjithmonë taktike, nuk kanë të bëjnë me ndeshjen, janë gjithmonë përgatitore. Kjo është një deklaratë para ndeshjes. të gjithë do të hyjmë në fushë për të fituar, por duhet ta bëjmë në mënyrë logjike.

Edhe unë nuk do të jem i lumtur nëse arrijmë të renditemi në vendin e tretë. Sa për Roshin dhe Sadikun, janë të gatshëm vetëm për t'u stërvitur, por për ndeshjen e nesërme duhet të prisni 24 orë. Duhet të shohim edhe nesër për të parë gjendjen e tyre. Për sa i përket formacionit, do të përdorim formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shohim nesër ndeshjen, që të mos merremi me supozime. Unë jam mësuar të flasim me fakte dhe jo para kohe.

Nuk ndryshon gjë për ne, për sa i përket stadiumit. Më vjen keq vetëm për tifozët, të cilët do të ishin më të shumtë. "Elbasan Arena" na ka sjellë fat, shpresoj të na sjellë dhe në ndeshjen e nesërme.

Edhe ne kemi bërë gola. Edhe Izraeli nuk i ka bërë lehtë golat, por dhe me vështirësi. Ne kemi treguar që jemi skuadër e mirë. Kemi treguar që kërkojmë më shumë për të arritur kualifikimin në Botëror", përfundoi Gianni de Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrojtësi i Kombëtares bëhet gati për Izraelin, rruan kokën me shkumë dhe brisk
Tifozët kuqezi “braktisin” përfaqësuesen, ja ç’ka ndodhur sot me biletat »
Article Logic
Execution time: 0.05898904800415
array(1) { ["section"]=> string(105) "de-biasi-zbulon-formacionin-ben-analizen-e-kundershtarit-dhe-tregon-objektivin-madhor-te-shqiperise-59251" }