De Biasit i dalin çunat nga duart, alkool 3 ditë përpara ndeshjes

Publikuar tek: sport, më 20:32 01-09-2015 De Biasit i dalin çunat nga duart, alkool 3 ditë përpara ndeshjes

Tranjeri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi duket se nuk i ka nën kontroll lojtarët e tij. Kështu të paktën kuptohet nga kjo foto, ku një pjesë e ekipit Kombëtar gjatë darkës kanë konsumuar edhe alkool.

Ndonëse, duhet të ishin në një regjim të rreptë, pasi ndeshja kundër Danimarkës është vetëm 3 ditë larg, lojtarët e ekipit kombëtar fotografohen me shishe vere në tavolinë.

Kombëtarja është grumbulluar në Itali për të kryer seancat stërvitore përpara se të udhëtojnë drejt Kopenhagenit. Nuk  dihet nëse ka qenë vetë tranjeri De Biasi ai që ka lejuar konsumimin e alkoolit për lojtarët, apo këta të fundit në “fshehtësi” kanë vendosur me kokën e tyre.

Gjithsesi, shpresojmë që çunat e kombëtares të jenë esëll në fushë në ndeshjen e 4 shtatorit, për të vazhduar me ecurinë pozitive në kualifikueset e kampionatit europian. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032166004180908
array(1) { ["section"]=> string(70) "de-biasit-i-dalin-cunat-nga-duart-alkool-3-dite-perpara-ndeshjes-19717" }