De Biazi: Armenia ekip i mirë, por jemi favorizuar se luajmë në shtëpi

Publikuar tek: sport, më 12:38 17-03-2015 De Biazi: Armenia ekip i mirë, por jemi favorizuar se luajmë në shtëpi Trajneri i kombetares shqiptare Gianni de Biazi

Armenia do të përballet me Shqipërinë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016. Ndeshja do të zhvillohet në 28 mars në Shqipëri. Armenianpress neës agency i ka marrë një intervistë ekskluzive trajnerit të Shqipërisë Gianni de Biazi. 

Zoti Biazi, çfarë dini ju për ekipin e futbollit armen?

E njoh shumë mirë. Një ekip i mirë që ka ndryshuar në këto kualifikime nën drejtimin dhe sistemin e lojës së Bernard Challandes, me lojtarë të mirë dhe me një star si Mhkitaryan.

Cilin nga futbollistët e Armenisë do të veçonit?

Mendoj se Mhkitaryan është lojtari më i mirë, por ekipi është një fuqi e përbashkët. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara kanë vendosur në lojë shumë cilësi, dhe kanë humbur gjithmonë për një gol.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për ndeshjen që do të zhvillohet në Mars?

E di se do të jetë një ndeshje e fortë për ne, por kemi në avantazh faktin se luajmë në shtëpi.

I keni ndjekur ndeshjet Danimarka kundër Armenisë, Armenia kundër Serbisë, Portugalia kundër Armenisë? Çfarë opinioni keni për këto ndeshje?

Padyshim, tre ndeshje shumë të mira dhe në shtëpi kundër Serbisë, Armenia duhet të fitonte. Edhe kundër një Portugalie të re, shumë mirë. I njëjti gjykim edhe për lojën e parë kundër Danimarkës.

Në këndvështrimin tuaj, cilat ekipe të grupit I të Euro2016 janë favorite?

Mendoj se Portugalia dhe Danimarka do të shkojnë në Francë. Për vendin e tretë do të ketë luftë mes tre ekipeve të tjera. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klubi i futbollit Tirana pezullon Stivi Frashërin: Prishi imazhin e klubit me deklaratat
Ky tifoz i Reading ka bërë hyrjen më qesharake në fushën e futbollit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.018174886703491
array(1) { ["section"]=> string(73) "de-biazi-armenia-ekip-i-mire-por-jemi-favorizuar-se-luajme-ne-shtepi-6137" }