De Biazi: Duhet të kemi kujdes në fazën mbrojtëse, nuk ka vend për Berishën

Publikuar tek: sport, më 17:18 18-06-2016 De Biazi: Duhet të kemi kujdes në fazën mbrojtëse, nuk ka vend për Berishën

Trajneri  i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi sqaroi situatën e skuadrës së tij përpara takimit me Rumaninë.

Ai u tregua i qartë dhe u shpreh se nuk mund të mbajë në ekip lojtarë që nuk japin maksimumin për fanellën e Kombëtares

"Djemtë këtë herë do të provojnë të bëjnë më të mirë. Jemi munduar të shënojmë, por na ka munguar eksperienca dhe qetësia për të shënuar. Nëse do të vazhdojmë që të mbajmë një histori të hapur në këtë edicion, duhet të tregojmë kujdes në fazën mbrojtëse. Ata kanë lojtarë të lartë fizikisht, por jemi përgatitur që të bëjmë ndeshjen perfekte nesër mbrëma", ka thënë trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi, gjatë konferencës për shtyp përpara stërvitjes së sotme në Lion, aty ku do të luhet takimi ndaj Rumanisë nesër në orën 21:00. I pyetur pse nuk e grumbulloi Besart Berishën në këtë kompeticion, sidomos në këtë fazë ku i duhet një lojtar i tillë, ai u përgjigj: "Nuk kam menduar që ta kem Besart Berishën në Kombëtare. E kam kërkuar dy vite më parë dhe më ka kthyer përgjigje se luan në një kampionat që është larg dhe nuk mund të vijë. Unë nuk mund të thërras një lojtar që nuk ka dëshirë për të luajtur për Kombëtaren e tij. Dua lojtarë që japin 110% nga vetja e tyre për Kombëtaren". Më tej kreu i pankinës së Shqipërisë tregon se nuk do të ndryshojë asgjë nga taktika e tij mbrojtëse apo sulmuese në sfidën e fundit, duke u bazuar edhe te loja që kanë prodhuar të tijtë gjatë dy ndeshjeve të para. "Nuk do të ndryshoj asgjë nga taktika dhe manovra sulmuese. Luajtëm ndaj Zvicrës me një lojtar më pak për afro një orë dhe e mbajtëm të tensionuar dhe krijuam raste goli. Me konkretizime të sakta në sulm do të ishim më mirë sot. Ajo që është më e rëndësishme për ne është nisja e lojës. Marrja e topit dhe të shënosh gol për ne ka qenë ë vështirë. Nuk kemi shënuar për fajin tonë, gjithashtu dhe ashtu kemi pësuar. Ndaj Rumanisë dua që të bëjmë një gol dhe të mos i lëmë të na shënojnë. Besoj se ne duhet të kujtojmë atë që kemi bërë më parë. Kemi bërë dy ndeshje të mira". Sa i përket ndryshimeve në formacion, të gjithë kërkojnë nëse do të hyjë Loriku në fushë pas gabimit të bërë në sfidën kundër Zvicrës, por trajneri iu përgjigjet: "Besoj se Loriku është lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë. Janë dy arsye: Një - Sepse shkon mirë me shokët e skuadrës dhe është lideri i tyre. Dy - U jep motiv të gjithëve dhe është idhull i tifozëve kuqezi. Besoj se Loriku do të jetë gati nesër dhe do të bëjë më të mirën". Pyetja finale ka qenë për sfidën me Rumaninë, pra çfarë do të bëjë ai kundër tyre dhe a do të mundet që t'i japë kualifikimin Shqipërisë. Për këtë tekniku u përgjigj: "Rumania është 1 pikë më e avantazhuar se ne dhe me fitoren siguron kualifikimin. Është skuadër e mirë dhe ka mentalitet ndryshe. Janë ekip i bashkuar dhe që punojnë mirë. Nesër në darkë duhet të jemi seriozë dhe ti mbajmë të mbyllur derisa të arrijmë qëllimin tonë" tha De Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nata e fundit në Francë, apo do vazhdojmë? Ja hoteli ku u akomoduan yjet e kombëtares në Lion
Tifozët francezë afeksionohen me Canën, i thurin këngë »
Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082
array(1) { ["section"]=> string(79) "de-biazi-duhet-te-kemi-kujdes-ne-fazen-mbrojtese-nuk-ka-vend-per-berishen-43929" }