De Biazi flet pas ndeshjes: Pësuam gol budalla! Ja pse Hysajn e bëra kapiten

Publikuar tek: sport, më 21:00 29-05-2016 De Biazi flet pas ndeshjes: Pësuam gol budalla! Ja pse Hysajn e bëra kapiten

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollt Xhani De Biazi vlerësoi në tërësi lojën e treguar nga kuqezinjtë në miqësoren ndaj Katarit (3-1), ndërsa kritikoi mbrojtjen për pësimin e golit në dy minutat e para.

Në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, trajneri italian e komentoi në shqip si “gol budalla” kalimin në avantazh të modestëve të Katarit në aksionin e parë. “Jam i lumtur sepse bëm një ndeshje të mirë. Një ndeshje për të kuptuar. Skuadra shkoi në fushë si duhej. Fakti është se ndenji në dhomat e zhveshjes në minutën e parë, më pas jam i kënaqur”, deklaroi De Biazi.

I pyetur se përse zgjodhi Hysajn që të mbante shiritin e kapitenit në fushë, në kohën kur Cana ishte në stol, tekniku tha se vlerësonte kontributin e tij për ekipin gjatë këtyre tri viteve si dhe për formën e treguar te skuadra e Napolit në Serinë A.

“Pse hysaj kapiten sot? Sepse është një futbollist që ka cilësi për ta bërë këtë rol. Pastaj është me që nga 2013 dhe është e drejt për t’i njohur edhe eksperiencën dhe kontributin që ka dhënë te ne”, tha De Biazi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çmendet” Sadiku, shënon një eurogol (Video)
Djemtë e kombëtares nuk i keni parë ndonjëherë kështu, stërvitja ndryshe në Austri (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.025385856628418
array(1) { ["section"]=> string(80) "de-biazi-flet-pas-ndeshjes-pesuam-gol-budalla-ja-pse-hysajn-e-bera-kapiten-41839" }