De Biazi me “dorë të hekurt”, lë në stol djalin e Zidane

Publikuar tek: sport, më 19:11 09-11-2017 De Biazi me “dorë të hekurt”, lë në stol djalin e Zidane

Pas mbërritjes së tij në stolin e Alaveshit, Giani De Biazi ngjalli shpresën te tifozët se klubi mund të mbijetojë në Premiera Divizion.

Në 5 ndeshje të luajtura që pas mbërritje së tij, italiani ka arritur të marrë 2 fitore që janë dhe të vetmet për Alaveshin. Por jo çdo gjë po shkon mirë për të gjithë tek Alavesh. Njëri nga ata që po kalon një periudhë të vështirë është Enzo Zidane, djali i Zinedin Zidane.

Në ndeshjen e fundi tai është lënë në stol nga italiani për shkak të performancës së dobët në stërvitje.

Jo vetëm kaq, por në 3 nga 6 ndeshjete  fundit, Enzo ka përfunduar në tribunë dhe nuk është preferuar nga De Biazi. Ky është një moment delikat në karrierën e 22 vjeçarit, ku baba ii tij pritet të luaj një rol të rëndësishëm ndihmues. 

Article Logic
Execution time: 0.002842903137207
array(1) { ["section"]=> string(59) "de-biazi-me-dore-te-hekurt-le-ne-stol-djalin-e-zidane-99000" }