Debat i ashpër në Kuvend, Topalli-Metës: Ti je mafia! Meta: Je e pacipë, ke aleat atë që të quante ‘’moldave’’

Publikuar tek: politike, më 13:21 21-05-2015 Debat i ashpër në Kuvend, Topalli-Metës: Ti je mafia! Meta: Je e pacipë, ke aleat atë që të quante ‘’moldave’’ Ilir Meta dhe Jozefina Topalli

Debat i ashpër Topalli-Meta sot në Kuvend.  Pas kërkesës së ish-kryetares së Kuvendit për kryetarin aktual Ilir Meta, ‘’që të mos u bëjë presion shkodranëve për të dhënë votën’’, Meta i ka kthyer deputetes përgjigje duke e quajtur ‘’të pacipë’’ dhe në aleancë ''me atë që e quante Topallin moldave’’.

Debati i plotë Topalli-Meta

Topalli: Z.kryetar i Parlamentit mos bëni presion të bleni votën. E kam fjalën këtu për Shkodrën. E keni bërë njëherë aq më tepër ata që keni punësuar në administratrë ia ke neverit. Nëse vota do jetë e fshehtë ata nuk do të votojnë më.

Meta: Ke folur për këtë çështje por është e drejta jote të jesh e pacipë, po mos harro se na njeh Shkodra dhe qytetarët që janë atje. Nëse ke fakte dorëzoi në Polici dhe Prokurori. Ti do ti justifikosh humbjet e zgjedhjeve.

Topalli: Kërkoj fjalën

Meta: Nuk ta jap fjalën. Ta kam dhënë fjalën aq shumë. Të lutem ti je aq e pacipë!

Topalli: Ti je mafia!

Meta: Atë që ti e quan mafie, sot e ke aleat. Ai që të quante ty moldave, i ke harruar ti po nuk të harrojnë njerëzit, nuk shiten shkodranët. Mafia që të ka thënë ''moldave'' e ke aleat sot. Unë nuk flas asnjëherë po meqë zonja më ka përmendur drejtpërdrejt unë do t’ia jap këtë përgjigje sot. Me qetësi dhe dashuri e ke dhe në 21 qershor.

Topalli: Ti po më kërcënon?!Mos kërcëno!

Meta: ''Qetësi dhe dashuri'' nuk është kërcënim, përkundrazi. Nuk kërcënoj njeri. Na gjykon Shkodra të dyve, edhe karakterin tënd, edhe timin. Mos shpif. Nuk shiten shkodranët as me oriz, as me xhinse, as me fustan. Mos ki merak. Unë për zhelesh nuk të kap. Doktori të shkojë në gjykatë dhe të sqarojë shpifjet që ka bërë kundër LSI-së së Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla thirrje Nishanit: Qëndro mbi politikën, mos pengo ligjet që i'u shërbejnë qytetarëve
Ben Blushi: A kemi sedër ne që Turqia të na ndërtojë Parlamentin? »
Article Logic
Execution time: 0.021317958831787
array(1) { ["section"]=> string(107) "debat-i-ashper-ne-kuvend-topalli-metes-ti-je-mafia-meta-je-e-pacipe-ke-aleat-ate-qe-te-quante-moldave-11658" }