Debat i ashpër në PD, Ruli, Berisha, Bregu e Imami i turren Bashës: Ndal denigrimin ndaj nesh. Basha: Janë provokime

Publikuar tek: politike, më 16:29 07-10-2015 Debat i ashpër në PD, Ruli, Berisha, Bregu e Imami i turren Bashës: Ndal denigrimin ndaj nesh. Basha: Janë provokime

Grupi parlamentar i PD sot i ka kaluar debatet nga çështja CEZ te çështjet e brendshme në parti. Disa prej ish funksionarëve të qeverisë së PD, Genc Ruli, Ritvan Bode, Majlinda Bregu, i kanë kërkuar kreut të kësaj partie Lulzim Basha, që kryetarët e degëve të ndalin sulmet denigruese ndaj tyre. Në debat, është përfshirë edhe Berisha thonë burimet e Newsbomb.al.

“Eshtë normale të ketë debate Brenda partisë. Por nuk është normale të ketë sulme denigruese ndaj deputetëve apo ish ministrave demokratë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tha Berisha.

Genc Ruli qartësoi se akuzuesit janë drejtues të PD.

“Ti kryetar duhet të ndalosh sulmet e paprecedenta të disa njerëzve pa kontribute në PD ndaj një elite politike që kanë kontribute në parti. Mosha nuk është argument të ndahen njerëzit në të vlefshëm e të pavlefshëm se politika nuk ka moshë” tha Ruli, i cili menjëherë pas fjalës është larguar i nervozuar nga mbledhja e grupit.

“Ky lloj sulmi nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e kësaj partie” tha Imami gjatë mbledhjes duke mbështetur fjalët e Rulit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ish-ministrja Majlinda Bregu shprehen burimet e newsbomb.al.

Kreu I PD, Basha, është përpjekur të qetësojë deputetët duke thënë se këto që kanë ndodhur, janë provokime të mazhorancës. “Ata duan të tërheqin vëmendjen nga çështja e CEZ” mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

Ndërkohë që në krah të kreut të PD, ka dalë kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka. Gjatë këtyre dy ditëve janë të paktën dy kryetarë partish, ai i Lushnjes Myslim Murrizi dhe I Vlorës, Moisi Meminaj që kanë akuzuar zyrtarët drejtues të PD për pasurim gjatë qeverisjes Berisha dhe për bërje raportesh nën efektin e alkolit.

Kjo është hera e parë në opozitë që në strukturat e PD ka debat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko u bashkohet thirrjeve për qetësi: Jepini dinjitet kombëtares, forca Berisha
Pandeli Majko e ish-kryedoganieri Petrit Ago përfshihen në debat: Kërkoji falje së majtës, s’bëtë atë që duhej bërë »
Article Logic
Execution time: 0.029958009719849
array(1) { ["section"]=> string(116) "debat-i-ashper-ne-pd-ruli-berisha-bregu-e-imami-i-turren-bashes-ndal-denigrimin-ndaj-nesh-basha-jane-provokime-22571" }