Debat i ashpër për Doshin në Komisionin e Ligjeve, Ristani: duam dorëheqjen e Metës

Publikuar tek: politike, më 11:19 04-03-2015 Debat i ashpër për Doshin në Komisionin e Ligjeve, Ristani: duam dorëheqjen e Metës

Debate të forta janë zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat për vrasje  të deputetit të PS Tom Doshi. Pas debatit përfaqësuesit e PD kanë braktisur mbledhjen .

Kjo mbledhje ishte në kuadër të projektligjit për dosjet por mori një tjetër rrjedhë duke kaluar në akuza e kundërakuza mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës. Opozita kërkoi që kreu i Parlamentit Meta, të vihet para drejtësisë , ndërsa përfaqësuesit e PS, sollën në vëmendje të vrarët e 21 janarit në kohën e qeverisjes së Berishës.

Ndërkohë PD ka kërkuar edhe mocion mosbesimi ndaj Metës, çështje për të cilën, kreu i Sigurisë Braho tha se do të trajtohet me kujdes.

Debatet në Komisionin e Ligjeve

“ Nëse ka paguar për të vrarë kjo është një bandë që lëviz e lirë. Ne do kërkojmë dorëheqjen e Metës”, ka thënë  deputeti i PD Ristani në komisionin e Ligjeve.

“Doshi mund të jetë më i ziu por jo t’i vihet tritol”, tha nga ana tjetër deputeti i PD Strazimiri.

E ndërsa Fatmir Xhafaj i PS solli në vëmendje 21 janarin .

“Ju keni përgjgjësi për 4 të vrarët e 21 janarit",  tha Xhafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dosjet/Komisioni nis punimet, largohen deputët nismëtarë. Doda: Nuk bëhemi pjesë e farsës
Kryeparlamentarja e Serbisë: Nivel i lartë bashkëpunimi, edhe pse na ndan Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.065432071685791
array(1) { ["section"]=> string(86) "debat-i-ashper-per-doshin-ne-komisionin-e-ligjeve-ristani-duam-doreheqjen-e-metes-4933" }