DEBAT mes regjisorëve, Çipi thirrje Çulit: Mos u bëj vegël e Ramës

Publikuar tek: kulture-art, më 21:01 13-06-2018 DEBAT mes regjisorëve, Çipi thirrje Çulit: Mos u bëj vegël e Ramës Kastriot Çipi dhe Hervin Çuli

Regjisori Kastriot Çipi ka shkaktuar debat me drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

Në një status në facebook, Çipi ka etiketuar drejtorin e Teatrit, ku i kërkon një sqarim në lidhje me truallin e teatrit. Sakaq, i kërkon Çulit që të mos bëhet vegël e kryeministrit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Teatrit Hervin Çuli i cili ka replikuar në status duke u shprehur se nuk do të jetë vegël e askujt.

Debati i plotë:

Kastriot Çipi: Hervin Culi a mund të më sqarosh qysh kur paska Teatri Kombetar vetëm 1200 m2? A janë 1200 m2 truall apo ndërtim?
Cili institucion e ka në pronësi oborrin e Teatrit? Po pishinen?
Nga dalin keto 9000 m2 te Teatrit te ri? Jane m2 ndertim, apo truall?
Mos u bëj vegël në duart e Ramës e Veliajt, përndryshe duhet të ndrrosh zanat kur ata të bien nga fiku!

Hervin Çuli: I nderuar Kastriot sjam e skam për të qene kurrë vegël e askujt dhe e emocioneve personale të askujt. Sa metra katror ka Teatri është më letra dhe nuk e ndryshon dot as Velia as Culi as Cipi. Klm

Kastriot Çipi: Por nuk iu përgjigje pyetjes! Je ti qe po riciklon mashtrimet e Veliajt! Te pyes serish: sa m2 truall ka sot Teatri Kombetar? Mos me thuaj se nuk e di, sepse je drejtor dhe neser do te jesh anetar i komisionit special qe do te beje negociatat me Fusha shpk.

Hervin Çuli: Dhe Kastriot zanatin te siguroj qe e bej mire ndryshe nga shume syresh qe bertasin lart e poshte dhe sma heq dot as perendia.Kam treguar qe punoj kudo,ne cdo qytet per te bere profesionin qe i kam dedikuar jeten.klm dhe njehere.

Kastriot Çipi: E di mire ti se sa mund te punosh si regjisor teatri ne Shqiperi nese nuk të do pushteti

Debati-Çipi-Çuli.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja prova që Mirush Kabashi nuk gënjen, del 'BLLOF' Hervin Çuli, si u kërkua teksti para shfaqjes
Protestë për Teatrin, aktorët bëjnë thirrje: Bashkohuni me ne (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0045011043548584
array(1) { ["section"]=> string(71) "debat-mes-regjisoreve-cipi-thirrje-culit-mos-u-bej-vegel-e-rames-124277" }