Debat në Parlament, FSHF: Braçe sillet në kuvend si tifoz, në stadium si deputet

Publikuar tek: sport, më 17:18 11-10-2018 Debat në Parlament, FSHF: Braçe sillet në kuvend si tifoz, në stadium si deputet

Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë janë bërë debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetit Erion Braçe në lidhje me FSHF-në.

I menjëhershëm është edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që në faqen zyrtare ka thënë se këto “baltosje” do të ndahen në FIFA edhe në UEFA.

Reagimi i plotë:

“FSHF si gjithmonë, ndjek me vemendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj.

FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standartet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA”.

hkkjljl.PNG

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i madh për Andi Lilën, mesfushori i Kombetares bëhet baba
E dhimbshme, ndërron jetë në moshën 32-vjeçare futbollisti shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.004741907119751
array(1) { ["section"]=> string(84) "debat-ne-parlament-fshf-brace-sillet-ne-kuvend-si-tifoz-ne-stadium-si-deputet-137452" }