Debat për pataten në Parlament, Meta-Nokës: T’i lemë aktrimet.Deputeti: Mirë thua ti çun po ata njerëz s’kanë shit asnjë patate

Publikuar tek: politike, më 11:57 04-06-2015 Debat për pataten në Parlament, Meta-Nokës: T’i lemë aktrimet.Deputeti: Mirë thua ti çun po ata njerëz s’kanë shit asnjë patate

Një debat i ashpër ka nisur në Parlament për pataten e Kukësit mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të Kuvendit Meta. Noka pohoi se banorët e Kukësit nuk kanë shitur asnjë patate e ndërsa Meta nga ana e tij theksoi se për këtë gjë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shkuar në Kukës dhe tregu po ecën më së miri. Meta shtoi se nuk i ka braktisur asnjëherë qytetarët e Kukësit dhe pavarësisht se si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark ai do mbajë premtimin për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, për punësim.

Meta: Ministri i Bujqësisë Edomnd Panariti ka shkuar atje për të zgjidhur çështjen e patates dhe tregu i patates në Kukës po ecën shumë mirë. Pavarësisht se si shkon rezultati në Kukës unë do shkoj atje aeroportit të Kukësit deri në fund për të punësuar të paktën 250 njerëz.

.....

T’i lëmë aktrimet. Po patët ndonjë gjë denoncojeni siç bëra unë me Rilindjen Demokratike, që thoshte se një qytetar kishte denoncuar blerjen e votës nga LSI.

(Noka kërkon replikë)

Noka: Pyet pak Hasanin dhe për hallin e banorëve që të informohesh pak më mirë. Përsa i përket patateve shko pyet a kanë shit ndonjë patate ata njerëz .

Meta: Unë jam gati, ti mos hajde  po deshe se ti e di që unë kam qenë në Kukës në momente të të vështira. Mbas 21 qershorit te ikim bashkë...

(Noka kërkon sërish replikë)

Meta: Hapjani mikrofonin zotit Noka.

Noka: Mirë e ke ti çun se një skenë tjetër aktrimi për ty do ishte shumë...

Meta: Pse skenë aktrimi? Nuk do e zgjidhim çështjen e patates në Parlament, ministri ka shkuar atje, unë do shkoj atje dhe ti e di që do e respektosh traditën dhe do më shoqërosh.

.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi sqaron “divorcin" me Edi Ramën
Këshilltari i Metës dënon kërcënimin e gazetares Koromani: Media mos gjunjëzohet para terrorizmit »
Article Logic
Execution time: 0.01628589630127
array(1) { ["section"]=> string(130) "debat-per-pataten-ne-parlament-meta-nokes-t-i-leme-aktrimet-deputeti-mire-thua-ti-cun-po-ata-njerez-s-kane-shit-asnje-patate-12666" }