Debate në Komisionin e Dekriminalizimit, Balla kërkon hetimin e Bashës

Publikuar tek: politike, më 15:16 26-03-2015 Debate në Komisionin e Dekriminalizimit, Balla kërkon hetimin e Bashës

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Dekriminalizimit është shoqëruar me debate midis përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Balla i ka qendruar deklaratës së mëparshme të tij, duke kërkuar që në platformën e propozuar nga PD, të shotohet edhe adresimi i çështjes së individëve më rekorde kriminale, por që nuk janë gjykuar si rasti i Lulzim Bashës.

Kjo deklaratë e Ballaës, ka nxitur reagimin e palës tjetër, ku kryetari i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga deputeti socialist të përqendrohet në materialin e paraqitur në mbledhje. Ndërsa nuk ka kundërshtuar propozimin e Ballës, por është shprehur se PS është e lirë të bëjë këtë propozim qesharak që do të mbaj vetëm firmat e saj.

Ndërkohë, Balla e ka konsideruar si të paprecedentë vendimin e opozitës sot për të mos votuar në Kuvend, heqjen e imuniteteve të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Basha pas deklaratës së Ramës: Asnjë investim për 11 vite në kopshtin zoologjik
Vendimi i Parlamentit, Frroku: Standart i rrezikshëm i Prokurorisë, u mor një vendim i verbër »
Article Logic
Execution time: 0.024279117584229
array(1) { ["section"]=> string(74) "debate-ne-komisionin-e-dekriminalizimit-balla-kerkon-hetimin-e-bashes-7006" }