Debate në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Meta të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 12:36 24-03-2015 Debate në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Meta të japë dorëheqjen

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm nuk kanë munguar edhe debatet ku gjatë diskutimit për “Shërbimin me Jashtë”, deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Sipas Bumçit, çështja "Doshi" nuk ka për tu zbardhur për aq kohë sa Ilir Meta do të vazhdojë të jetë kryetar i Kuvendit. “Derisa Meta të jetë kryetar Kuvendi kjo çështje nuk zbardhet, prandaj duhet që ai të japë dorëheqjen. Ilir Meta duhet të hetohet, t’i hiqet mandati”, tha Bumçi.

Kryetarja e Komisionit Arta Dade, ka thënë se është në mbështëtje të asaj që kërkon Prokuroria. Ndërsa në lidhje me projektligjin, Bumçi tha se heqja e kuotës për emërimet e shkatërron këtë shërbim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama ndalon në Kavajë, inspekton punimet për sheshin para bashkisë
Çështja “Doshi”, Gjinushi: Kërkesa për paraburgim nga Prokuroria është antikushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.031259059906006
array(1) { ["section"]=> string(65) "debate-ne-komisionin-e-jashtem-bumci-meta-te-jape-doreheqjen-6796" }