Debate në KQZ për votat e 5100 të burgosurve

Publikuar tek: politike, më 12:38 15-06-2015 Debate në KQZ për votat e 5100 të burgosurve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto  ka raportuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve relacionin për regjistrimin  e të burgosurve  për procesin zgjedhor, por raportimi i tij  ka shkaktuar debate në mbledhjen e KQZ-së. Zoto deklaroi se nga 5798 të dënuar, janë dërguar  nëpër gjendje civile emrat e 5168 të dënuarve me të drejtë vote, pasi 85  janë shtetas të huaj pa të drejtë votimi dhe disa të tjerë janë minorenë. Përfaqësuesi i koalicionit të djathtë Ivi Kaso, përveç pretendimeve për vonesa në këtë proces ka deklaruar se Drejtoria e Burgjeve kërkon të dërgojë informacion të cunguar në Gjykatë, pasi sipas tij nuk sqarohet nëse këta të burgosur rezultojnë në lista, apo do të regjistrohen për herë të parë.

Kaso: Personat në këtë listë figurojnë në listë zgjedhësish , apo nuk figurojnë dhe duhet të regjistrohen ?

Zoto: Edhe pse liria e tyre kufizohet e  ligj, kemi marrë angazhimin që këta persona të votojnë.

Kaso: Pse e filluat këtë proces kaq vonë , ju i dini detyrimet që duhet të publikohen ekstrare të listave paraprakisht? Pse një javë përpara kërkohet regjistrimi i tyre , dhe jo 3 muaj më pare?

Zoto: Procesi ka filluar tre muaj më parë  por ka pasur problematika dhe paqartësi.

Kaso: Po normalisht se nuk e njihni ligjin parandaj do të ketë problematika. Çfarë vertetimi kërkoni nga KZAZ?

Zoto : Duam që të kemi informacion nëse individi ekziston i regjistrur apo jo në këtë zonë?

Kaso: Juve gjykatës duhet ti vini në dispozicion të gjithë informacionin që nuk e ka emrin në gjithë Shqipërinë apo vetë  në një një zone?

Luzi: Bëni pyetjen dhe pastaj merrni përgjien .

Kaso: Nuk mund të jemi të qetë për këtë gjëra.Përfshirja në listat e zgjedhëesve e atyre që s’kanë të drejtë të votojnë dini që përbën shkelje të ligjit?

Zoto: E njoh shumë mire ligjin.

Luzi: Kaso të mos aludojë mbi gjykatat, ato do kenë gjithë informacionin. Gjykata nuk do t’i mbyllë sytë para dokumentacionit që do marrë

Gjonçaj:Nuk kuptohet nëse është e interesuar PD të votojnë të burgosurit apo jo? E drejta për të votuar është universale, askush nuk mund ta mohojë?

Kaso: Shqetësim pse drejtoria e burgjeve i kërkon vërtetim KZAZ, drejtoria e burgjeve t’i kërkojë vërtetim gjendjes civile

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi: Fjalimi i Ramës në Konispol ishte brilant
Berisha denoncon me foto: Policia e shtetit valvit flamurin e Partisë Socialiste në makinë »
Article Logic
Execution time: 0.024142980575562
array(1) { ["section"]=> string(50) "debate-ne-kqz-per-votat-e-5100-te-burgosurve-13637" }