Debate në Kuvend/ Boçi e quan Ballën "qenef deputet"

Publikuar tek: politike, më 13:30 28-05-2015 Debate në Kuvend/ Boçi e quan Ballën

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit, Shpëtim Idrizit i është dashur që të jetë ai kryesuesi i seancës së sotme  Parlamentare, pasi kryetari Meta nuk ka qenë i pranishëm.

As këtë të enjte nuk ka munguar debati midis deputetëve, ku një replikë midis deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe deputetit socialist Taulant Balla ka degraduar në  fjalë fyese.

Duke folur për investimet e kryera në zonën e tij, Balla tha se asgjë nga ato që u premtuan nga qeveria paraardhëse nuk  u mbajt, madje akuzoi se, PD i ka hequr emrin nga lista edhe kryebashkiakut në Librazhd, vetëm përse bashkëpunoi me qeverinë  për zbatimin e disa projekteve për qytetin.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Luçiano Boçi i cili e ka quajtur Ballën “qenef deputet”.

“Askush nuk duhet të hyjë në gojën tënde të ndyrë. Kot nuk thonë: ‘Në lluc me derrin mos u ndesh, se fiton derri’. Ka thënë  i pari juaj  një shprehje, qenef politika, port a dish, ti je qenef deputeti i Kuvendit", është shprehur Boçi.

Pas këtyre sharjeve, Balla ka thënë se do ti drejtohet Byrosë  së Kuvendit , për të  marrë masë në bazë të rregullores për përdorimin e fjalëve të pista.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma: Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi për t’u veshur
Albert Çaçi i PSD-së reagon ndaj Top-Channel: Shkeli fjalën e lirë »
Article Logic
Execution time: 0.020672798156738
array(1) { ["section"]=> string(55) "debate-ne-kuvend-boci-e-quan-ballen-qenef-deputet-12158" }