Debate nga Llogaridhënia e Ramës, të rinjtë ‘ZBULOJNË’ të gjithë bisedën

Publikuar tek: politike, më 19:11 13-06-2018 Debate nga Llogaridhënia e Ramës, të rinjtë ‘ZBULOJNË’ të gjithë bisedën Nga protesta

Të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së janë mbledhur përsëri ditën e sotme në hyrjen e Ministrisë së Brendshme për të tretën javë, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës.

Skenari i rradhës i ndjekur nga të rinjtë është ndërtimi i një skene gjatë një debati për Llogaridhënien të shkruar nga vetë ata me figurat kryesore të Partisë Socialiste. Në debat kanë përfshirë Ramën, Xhafajn, Dakon e Moisi Habiljan.

Dy forumet rinore kështu kanë ironizuar rastet e fundit të përfshirjes së ministrave në hetime policore.

Debate nga Llogaridhënia e Ramës:

Moisi Habilaj pyet Ramën: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe për ty!

Edi Rama: Jo o vëlla se Sajmiri është miku im, ministri më i mirë që ka pasur Shqipëria. Ka rritur prodhimin bujqësor më shumë se çdo ministër bujqësie në këtë vend.

Agron Xhafa: O vëlla fol me këta Italianët se e kanë shtrënguar shumë, s’po kalojmë dot asgjë.

Edi Rama: Pa merak o pasha. Do flas unë me miqtë tanë. Policia është në shërbimin tënd. Po qe nevoja e kalojmë barin dhe me mjete të policisë. Fatmir merr masa se na duhen lekë se po afrohen zgjedhjet.

Fatmir Xhafa: Shefo po këta të opozitës më janë qepur keq.

Edi Rama: Nuk kemi ne njerëz për të lëshuar në gojën e opozitës. Vazhdo i qetë. Ç’na duhet Europa ne kur s’bëjmë dot me lekë e as nuk blejmë vota?

Një qytetar: Z. kryeministër atë shëndetësinë falas që premtove?

 Vangjush Dako: Pusho ore se ke marrë lekët për atë votën tënde. Dashke dhe shëndetësi ti.

Qytetar tjetër: Sa e shitet testin e letersisë?

Lindita Nikolla: Çfarë janë këto akuza të kësaj opozite që s’po na le me punu të qetë, testin nuk e nxorrëm ne, ai doli vetë.

Arben Ahmetaj: Shyqyr nuk u kujtuan për inceneratorët e mi. Pare e madhe aty. E hëngrën dhe atë punën e punësimeve.

Damian Gjiknuri: As për energjinë s’thanë gjë shyqyr. Se u thamë do ua ulim dhe jo vetëm ua rritem çmomin, por s’ka as drita.

35239000_10212973773121077_8538369742925201408_n.jpg35199025_10212973773481086_8980844772772020224_n.jpg35151234_10212973773361083_6088967383123230720_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E quajti Julia Roberts, Vokshi i përvishet Ballës: E mendon veten PADRON, Arlekini i Ramës
Rama 30 minuta në Presidencë, çfarë diskutoi me Metën »
Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307
array(1) { ["section"]=> string(76) "debate-nga-llogaridhenia-e-rames-te-rinjte-zbulojne-te-gjithe-biseden-124265" }