Debate për shkurtime në Shëndetësi, Vokshi pyet ministrin për “shtëpinë në Peruxha”, ndërhyn Spahiu: Ti s’ke logjikë

Publikuar tek: politike, më 11:06 27-11-2015 Debate për shkurtime në Shëndetësi, Vokshi pyet ministrin për “shtëpinë në Peruxha”, ndërhyn Spahiu: Ti s’ke logjikë

Debate për shkurtime në personelin shëndetësor, në Komisionin e Shëndetësisë. Albana Vokshi përplaset me Klodiana Spahiun ndërsa pyet ministrin Ilir Beqaj për një shtëpi në Peruxha që sipas saj po ndërtohet tani. Për Spahiun, ngritja e zërit nga ana e Vokshit tregon mungesë logjike por Vokshi do me insistim përgjigje në komision.

Vokshi-Beqajt: Shumica e punonjësve që po i hidhni në rrugë kanë mbi 20 vite në punë, pra 600 familje pa bukë...

A ka lidhje kjo reformë me një shtëpi që po ndërtohet për ju në Peruxha?

Spahiu: Nuk e ke logjikën më të fortë nëse bërtet më shumë, ti tregon  që s’ke logjikë kur flet në këtë mënyrë

Vokshi: Lere të përgjigjet pyetjes.  Janë këto para që po diskutojmë sot

Tavo: Nëse keni dicka në lidhje me materialet dilni dhe thojini në kamera po jo këtu

Vokshi: Po shkelet kodi i punës zoti Tavo

Spahiu: Do dalësh te PD për këtë

Vokshi: Janë 600 familje pa punë

Spahiu: Na ler se ka njerëz të interesuar. Është reformë e rëndësishme kjo reformë spitalore. Ne kemi të dhëna që vijnë nga kirurgjia dhe kemi një shfrytëzim shtrati nga spitalet që është shumë i vogël

Vokshi: Pyetjen Klodiana!

Spahiu: O Albana 'stë pyes ty se si do e bëj unë pyetjen. Kjo del te PD ja zemra ime. Shko në prokurori. Ç’ke që na harxhon kohën këtu?

Vasili: Mos ngatërrojmë këtë debat. Ky ishte një sugjerim.

Beqaj-Vokshit: Keni ca kohë që merreni me shtëpinë time, po unë s’i zgjidh dot hallet e shtëpisë suaj!

Vokshi-Beqajt: 380 mijë euro me këto para e ke bërë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha ashpërson tonet me Ballën:Taulant, ke deleguar motrën në industrinë e bixhozit, se çfarë le në këmbim...
Ben Blushi ironizon Artan Gaçin: Ti, një xixëllonjë te balli i partisë, me të shkon deri në banjo »
Article Logic
Execution time: 0.018458127975464
array(1) { ["section"]=> string(117) "debate-per-shkurtime-ne-shendetesi-vokshi-pyet-ministrin-per-shtepine-ne-peruxha-nderhyn-spahiu-ti-s-ke-logjike-26393" }