Debate Rama-Blushi në Asamblenë Kombëtare të PS

Publikuar tek: politike, më 11:21 18-07-2015 Debate Rama-Blushi në Asamblenë Kombëtare të PS

Debate në Asamblenë Kombëtare të PS-së, mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Thelbi i debatit mes tyre ka qenë rizgjedhja e kryetarit të Partisë Socialiste. Blushi ka folur në ansamble për rizgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së, një shqetësim që e ka ngritur gjithnjë publikisht, pasi sipas tij është një fakt flagrant që flet për mënyrën si funksionon realisht kjo forcë politike.  

“Pse nuk është në program rizgjedhja e kryetarit të ri?”, ka pyetur Blushi. Pas kësaj pyetje ka marrë një kundërshtim nga Rama. Madje kryeministri e ka sulmuar ashpër deputetin. “Ke braktisur betejën kur të tjerët luftonin për vota. Të tjerët luftonin për vota, ti sulmoje PS-në”, i ka thënë Rama-Blushin.

Kreu i PS-së, edhe në fjalën e tij para nisjes së debatit foli për zgjedhje në Partinë Socialiste, por nuk detajoi nëse do ketë zgjedhje të kryetarit apo jo.

“Në PS gjithkush zgjidhet, vetëm kryetari jo.Nëse do kishte zgjedhje do ishte thënë’’, u ka thënë gazetarëve Blushi në mbyllje të asamblesë. I pyetur nga gazetarët “A i druhesh një përjashtimi nga PS’’, Blushi është përgjigjur me një pyetje retorike “A ka parti në botë që të përjashton pse kërkon zgjedhje në partinë tënde?!’’, duke nënkuptuar se askund nuk ndodh që një deputet të përjashtohet pasi bën një kërkesë të tillë.

Me sa duket Blushi ka këmbëngulur edhe te një diskutim brenda mbledhjes së sotme për këtë çështje, duke qenë se Rama dha urdhër për riorganizimin e partisë dhe llogaridhënie të organizatave të saj. Por Asambleja Kombëtare ka vendosur që mandatin e kryetarit të PS-së do ta vendosë kongresi, që do të mblidhet në janar 2016. Duket se Rama dhe një pjesë e deputetëve kanë propozuar që të vendoset në Kongres se çdo të ndodhë me kryetarin, kur ai është kryeministër.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama riorganizon PS-në, vendos objektivin e 150 mijë anëtarëve: Koalicioni me Metën funksionon mjaft mirë
Financial Times i bën jehonë ndryshimeve të Kryeministrisë, dhe Rama tregon historinë e gjyshes »
Article Logic
Execution time: 0.023955106735229
array(1) { ["section"]=> string(53) "debate-rama-blushi-ne-asamblene-kombetare-te-ps-16469" }