Debatet e plota në Kuvend/ Berisha-Metës: Dorëhiqu, Meta:U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit

Publikuar tek: politike, më 12:46 05-03-2015 Debatet e plota në Kuvend/ Berisha-Metës: Dorëhiqu, Meta:U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit

Skenari i PD-së sot në Parlament do të jetë fjala e dy deputetëve dhe me pas bllokimi i Parlamentit. PD kërkon shkarkimin e Ilir Metës, pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit. Debate të ashpra mes Palokës dhe Metës. Paloka kërkon shkarkimin e Metës, Meta iu kujton Doshin, si deputet të tyre. Berisha i kërkon dorëheqjen Metës, Meta i kujton se e ka dhënë njëherë për shkak të djalit të tij, Shkëlzenit. Debate mes Mediut dhe Metës. Përfundon seanca parlamentare, pas votimit dhe ngritjes së deputetëve të opozitës në këmbë.

 

Paloka: Kupola e mafies është këtu pas nesh të dashur qytetarë. Sigurisht edhe na mbyllni gojën, mund ta bëni. Deri dje i lëpinit çdo gjë atij që bënte akuzat. Sot na paskeni dalë, që jeni miq të Ilir Metës. Që kur jeni bërë miq të Metës, dhe armiq të Doshit.

Meta: Çfarë kërkoni ju lutem

Paloka: Kërkesa është e qartë: të mos qëndroni më në Parlament. Të japësh dorëheqjen, të largohesh nga ajo karrike

Meta: Ju keni bërë një kërkesë për shkarkim. Mblidheni konferencën e kryetarëve

Paloka: Kur je ti je akuzuar për vrasje me pagesë, ti na kujton rregulloren

Meta: Doni ta fillojmë me kërkesën për shkarkim. Nga e hëna ai (Doshi) është deputeti juaj. Mund ta bëni edhe kryetar

Paloka: Nuk mund të vazhdojë ky parlament nëse ai(Meta) qëndron aty

Meta: Ju lutem po kaloni kohën

Paloka: Nuk po të thotë njeri je apo jo vrasës. Dorëzohu para drejtësisë që gjithë shqiptarët të shohin je apo nuk je vrasës

Meta: Zonja Topalli e kuptoj padurimin tuaj që të iki unë nga kryetar dhe të vijë Toma këtu. Mblidhni edhe Konferencën e Kryetarëve po të doni.

(Pas pushimit)

Ruçi: Hera  e parë që ndjeva kënaqësi që opozita shqiptare përdorën dy instrumente parlamentare për kontrollin parlamentar. Pavarësisht të mendimeve të kundërta që kemi, kryeministri u paraqit në seancën më parë dhe kryetari Meta e futi interpelancën në rendin e ditës. Këshilli i legjislacionit drejtohet nga opozita, materiali për mocionin është në dorën e këshillit. Ne si maxhorancë jemi dakord të përfshihet, të rimblidhet këshilli, të vijë raporti, të futemi në proces votimi.  Më shumë se kaq nuk ka. I bëj opel opozitës. Jemi para publikut shqiptar dhe përfaqësuesve ndërkombëtar që s’mund të jenë pjesë e këtij inskenimi.

Berisha:  Ngjet si një zonë krimi dhe teatër dramatic dal vivo.  Për fatin tonë dhe më të keq të qytetarëve shqiptarë në këtë parlament nuk flitet gjë tjetër vecse për krim krim dhe vetëm krim. Ne arritëm marrëveshjen e dekriminalizimit. Por cfarë ndodh. Vjen nga pozita dhe jo opozita një akuzë që e kisha denoncuar: tentativën për eleminimin e Tom Doshit. Nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv nga Doshit është Sali Berisha. Por ka një gjë. Sali Berisha është njeri I ligjit, As për Doshin, Kokëdhimën, Metën, Tahirin nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm ligjin. S’ka forcë në botë që të më çojë mua përtej kësaj.  Nuk u mora tre muaj më pare. Edhe pse ata më thanë Ilir Meta na mori, na tha se është Sali Berisha do të vrasë Doshin. Të garantoj Z.Paulin që të përdorë Edi Rama, se do të përdorë më keq se Toma.

Meta: Z.Berisha mos kërcëno deputetë, jemi kundër kanosjes. E kërcënove një deputet. Z.Stërkaj vazhdo pas Berishës, të lutem

Berisha: Pra u denoncu kryetari I Parlamentit se ka vrarë dy deputet

Meta: Po ti more zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncur. Denoncohet në Prokurori E nise si lider demokracie e po e vazhdon si aksioner Pularie. Po po vazhdo

Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasja brenda Parlamentit

Berisha: Je i pamend se po të doja nuk e kisha denoncuar në Parlament

Berisha: Ne kërkojmë që Ilir Meta si i akuzuari kryesor të heqë dorë nga kryetar I Parlamentit të zbresë në qytetar të thjeshtë dhe të bëhen hetimet. Sa më gjatë ta mbani aq më shumë do kundërmojë. S’kemi interesa politike, vetëm të shoqërisë shqiptare. Sot në botë nuk ka kryetar parlamenti që të akuzohet

Meta: Nga cili deputet të lutem?

Meta: Është miku juaj prej muajsh

Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit mor I mjerë

Meta: Kush është I mjerë?

Berisha: Tom Doshi bashkë me Kokëdhimën është më I sulmuari nga unë

Meta: Çfarë propozimi ke se s’po të kuptoj

Berisha: Propozimi ynë është ky: jep dorëheqen je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen. Mos shfrytëzo votat e krimit

Meta: Jepjani ilacet se kemi përgjegjësi për shëndetin e Doktorit.

Meta: Të ta jap përgjigjen. Mbylle mikrofonin. Eshtë kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlqzen Berishën nuk e bëj e kam dhënë njëherë për të. Mos u bëj pjesë e puçit të pularisë Tom Doshi dhe Dritan Prifti si aksioner. Ti beson më shumë tek Toma se tek Prokuroria se si një I akuzar për vrasje flet tek Doshi dhe jo tek Prokuroria.

Berisha: Shiko si qeshin deputetët e maxhorancës me ty. Ti nuk e shet kurrë Tom Doshin. Ai s’ka asnjë lidhje. E di si është ai apo jo, njeriu që fluturon me helikopter alpeve

Meta: Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës

Berisha: Morali është se po të marr Tom Doshin

Meta: Nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit. Ti je njeri serioz. Tani po i jepni drejtim dekriminalizimit me Tomën

Meta: E ka përmend Toma kunatin tënd, jo unë. Ti  je mësuar të mohosh, moho edhe kunatin

Berisha: Ti je koka e krimit këtu po rri rehat 

Berisha: Si Agim Ramaj, sikurse dhe Bami është I LSI-së

Meta: Ke pa shumë keq nga LSI-ja ti

Berisha: Cili ia dha Profarmën? Dhe ç’bëri me kunatin ai

Meta: Doktori ka gjithnjë të drejtë

Berisha: Këto janë të turpshme mor djalë. Jep dorëheqjen. Ne s’do pranojmë kurrë që Parlamentin ta drejtojë një I akuzuar për dy vrasje

Meta: Doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim Bamin. Ka kaluar me juve tani ai. Është normale. Po bëre fushatë me të, do marrësh shumë vota

Berisha: As thëniet se Toma kalon djathtas, as Vangjeli që përsërit si papagall se je I pafajshëm, as Tahiri nuk të shpëton. E di çfarë I tha Tahiri Bamit: Po a e di se ty të vrasin po I the këto. Po e di, I tha Bami, po më jep një revole.

Meta: Po çoi në Prokurori këto të dhëna. Ti ke akuzuar gjysmën e Partisë

Berisha: Ke bërë dhe këtë tjetrën ti, ke thirr familjarët e Fufit

Meta: Mos fol në emër të të tjerëve

Meta: E dhashë prej Shkëlqenit dorëheqjen radhën e parë se ishte në video me Dritan Priftin

Berisha: Mos mendo se e kalon me këto gjëra

Deputetët e PD-së: Ik….

Meta: Kush me ik, doktori? Në asnjë mënyrë

Meta: Ju lutem lëreni të flasë Paulinin. Zotërinj mos iu kanosni deputetëve...Z.Paulin ju lutem flisni nga vendi. Pushim 5 minuta. Rifillojmë pas 5 minutash

(5 minuta pushim)

Paulin Sterkaj: Më ka humbur durimi. Doshi i ka bërë transparence. Përfundimin do i nxjerrë koha. Më vjen shumë turp për zotin Berisha që vazhdon komedi. Kam dëgjuar se në parlamentin Italian ka comedian. Ai komediani bën politikë. Këtu vijnë si politikanë, dhe bëjnë komedianin. Më vjen turp se kam telefonata nga Shkodra nga demokratë. Kam qenë edhe deputet i juaji në 2009, ju e dini mirë sesi ka qenë rezultati. Sa për zotin Berisha duhet ti kthej përgjigje: më njeh edhe major edhe deputet edhe kur votuam presidentin këtu. Pasi iu përmend BErishës djali këtu, dhe unë them tia lëmë policisë. Unë jam i bindur herët sepse i kam thënë Tomës vetë: i thashë kujdes se po të përdorin. Dhe njerëzit janë për të përfituar lekë nga ty. Por ky paska qenë bashkëpunim. Kur dritan Prifti rastësisht na ka dalë me i pasuri në Shqipëri. Parlamenti shqiptar të marrë një nismë për hetimin e drejtuesve të KESH në vite, sepse paskan dalë njerëzit më të pasur në këtë vend. Kështu që ju bëj thirrje ju…ndoshta kam emocion…se ju po mbroni një deputet që ka shkuar puna në Drejtësi.

Jozefina ti ke thënë se…kjo situata kriminale duhet të na shqetësojë të gjithëve. Tomën e kam pasur koleg në Shkodër dhe kundërshtar, sepse më ka takuar me lëviz. Dhe zoti Berisha e din se në 97 kam qenë komandat i forcës special dhe mbaj mend fjalët e Agim Shehut: më mirë fund i dhimbshëm se tmerr pafund. Dhe e dinë të gjithë e dinë çfarë qëndrimi kam mbajtur. Si mundet deputeti të bëjë denoncim te Ministri i Brendshëm dhe me thënë bëj denoncim dhe nuk e bën. Ky është fundi. Kështu që nuk keni shanc të përfitoni politikisht. Ka njerëz këtu që janë të shqetësuar. Kalojeni me qetësi.

Paulin Sterkaj: Zoti Berisha më përmende emrin dhe ti e di se kush jam unë. Më ke dekoruar me Shqiponjën e Artë. Unë po ai Paulin jam. Atëherë stë bjen gishti që më përdor mua si viktimë se ka shkak dhe pasojë.

Ilir Meta: Te ulen dhe rojet e parlamentit dhe rojet e doktorit.

Ilir Meta: Për shkak të Shkëlzenit se ishte në videon e priftit e di ti këtë gjë.

Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës, tani jep dorëheqjen për bllokun e dytë. Paulin do të them një fjalë, burri është burrë: kur u pyet Edi Rama për falangat e krimit, u mor me Paulinin për patentat e zgjedhësve. Nuk të ka akuzuar njeri asnjëherë dhe në asnjë rast. Ai po, kur mori shpjegoi të inkriminuarit, mori si shembull Paulinin. E verteta është se ti ke qenë colonel dhe stë heq asnjë presje. Pse i thua ti Sali Berishës se më akuzon. Pse e bën këtë ti? Shko merr videon. Pyete zotërinë e inkriminuar. Nuk mori një, mori dy, kaq kisha.

Ilir Meta: Bravo, një duartrokitje. Replikë Stërkaj.

Berisha: Se në komision të dekriominalizimit, në mbledhjen para tre ditësh mazhoranca ka ardhur në konkluzionin se kolegët e PD do të bien dakord bashkë me ne të bëhet bashkë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për të vlerësuar, port ë inkriminuar nuk kemi në parlament. Tani flisni për të inkriminuar në parlament.

Stërkaj: Zoti Doktor sa i përket për atë që thatë për kreun e PS jam krenar, sepse jam në mbështetje të elektoratit të Malsisë së MAdhe. Tani e did he unë që smë keni akuzuar asnjëherë për lidhje me krimin. Por po dhashë informacion unë kam frikë se nuk është mirë. E falenderoj kreun e PS se më ka përmend. Zoti Berisha më bëre shantazh të vogël. Tani në telefon janë 100 mesazhe. Kohët e fundit doctor që sje mirë. Ju garantoj një gjë në parlament bile kryetari im më ka thënë mos fol ashtu: unë flas publikisht se pas datës 21 qershor të them kush jam.

Ilir Meta: Doktor merr ilacet, kam hallin e shëndetit tënd. S’ke moshë për ngarkesa të tilla.

Fatmir Mediu: Për 6 muaj ministri i Brendshëm u mor vazhdimisht me këtë çështjë dhe u takua me atë që quhet kriminel. Këro janë interesa të qarta dhe shumë të ngushta. Atë që nuk e tha për 6 muaj, ministri e bëri për një ditë, çuditërisht. Ministri i Brendshëm priste për 6 muaj të hidhej në erë gjithë sistemi politik në Shqipër.

Ilir Meta: Po është folur për Fatjonin e partisë tuaj, të Partisë Republikane

Fatmir Mediu: Po zotëri, Fatjon Skënderi ka qenë shofer i PR nga viti 1991 deri në vitin 1993 e që në atë kohë ska nuk ka patur më asnjë lidhje me Partinë Republikane.

Meta: Hapeni tribunën ju lutem të flaës doktori. Z.Kokëdhima Një nga arsyet që nuk jap dorëheqjen se nuk mund të lejoj një tjetër të vijë këtu dhe ti presë fjalën doktorit.

Berisha: I akuzuar se je përpjekur të krijosh alibi, vjen këtu dhe bën kllounin

Meta: Edhe ’97 unë e bëra, patjetër

Berisha: Të kuptoj unë mirë ty se çfarë përfaqson ti për vendin. Jep dorëheqjen dhe prano me gjakftohtësi konkulzionet e drejtësisë

Meta: Jepjani ilaçet urgjent

Berisha: Mos mendo ti se do ta kalosh këtë që I bëre vendit ti, duke shitur Tom Doshin, duke kaluar nga një alibi në një alibi tjetër, duke zëvendësuar gjykatat e vendit me Emiljano Shullazin

Meta: Ulu se po të merret goja

Berisha: Largohu nga kryetar parlamenti. Je përpjekur në mënyrë macabre skenarin tënd t’ia kalosh të tjerëve. Shiko mos fol nga mbrapa ti(Ramës). Ti mos ki merak se të ka rekrutuar Meta ty. Ky është sot,

Meta: Normal se dhe ti që nuk je akuzu për vrasje e ke problem këtë punë. As në ’97, as ’98 asnjëherë, ke të drejtë që shqetësohesh. Çoji letrat në Prokurori

Berisha: Jep dorëheqjen

Meta: Mos fol në emër të shqiptarëve, se le nam. Çoji provat në prokurori. Këtë duan shqiptarët

Berisha: Je akuzuar për dy vrasje. Nuk ka drejtësi që të hetojë ty kryetar parlamenti

Meta: Vazhdojmë se nuk kemi kohë të merremi më me përralla.Kush ka fakte t’I çojë në prokurori. Nuk më pëlqen kur doktori përsërit vetveten.Z.Ruçi jemi gati për të filluar punën. Hapet votimi me elektronikë(disa projektligje). Kuorimi është I mjaftueshëm. Në parim. Mbyllet votimi, me 77 vota pro votohet në parim.Neni 1…pro kundër abstenim miratohet….Neni 16….Z.  Rama ju lutem votoni. Me 80 vota miratohet votimi nw tërësi. Ishte duartrokitje e miratuar, ishte për integrimin.

(Vazhdon votimi)

Ka nisur sipas orarit të planifikuar seanca parlamentare, por me mungesën e deputetëve të opozitës, të cilët duke qenë në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD-së dhe kanë mbërritur më pas. Sot deputetët e PD-së kishin kërkuar edhe interpelancë të kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm. Deputetët tashmë i kërkojnë Këshillit të Legjislacionit, futjen në rendin e ditës, shkarkimin e kryetarit Ilir Meta.

Para hyrjes së deputetëve të opozitës në Kuvend,  Meta ka kërkuar fjalën e një deputeti nga opozita, për kërkesën për interpelancë të kryeministrit Rama, por asnjë deputet nuk ka qenë i pranishëm.

‘’Interpelancë  urgjente duhet zhvilluar në një nga seancat plenare të radhës. Cili nga 7 deputetët do marrë fjalën? Asnjë nuk është,, ndërkohë që kryemininisti Rama është këtu. Jeni të detyruar të jeni të përpiktë.  Ju falenderoj zoti kryeministër që keni ardhur në kohë unë mendoj në çdo kohë që opozita do të vijë, meqenëse rregullorja thotë, të ndërpresim zhvillimin e Kuvendit dhe ta nisim me interpelancën’’, tha Meta.

Të pranishëm në seancë kanë qenë edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe BE-së. Deputetët kanë bërë 5 minuta pushim, pas tensionit gjatë fjalës së Palokës dhe kanë rinisur seancën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, veprimi ishte paralajmëruar nga Berisha
PD e Shkodrës “i rrëmben” shtëpinë pronares. Huana Kurti: Lul Basha, do ta bëj publike »
Article Logic
Execution time: 0.018585920333862
array(1) { ["section"]=> string(140) "debatet-e-plota-ne-kuvend-berisha-i-kerkon-doreheqjen-metes-meta-u-dorehoqa-njehere-prej-shkelzenit-se-ishte-ne-video-me-dritan-priftin-5023" }