Debatet për kufijtë, Thaçi ‘nuk kthen rrugë’: Do marrim Luginën e Preshevës. Ja çfarë do bëj në shtator

Publikuar tek: rajon, më 13:45 07-08-2018 Debatet për kufijtë, Thaçi ‘nuk kthen rrugë’: Do marrim Luginën e Preshevës. Ja çfarë do bëj në shtator

Ndonëse debati për korrigjimin e kufijve i propozuar nga Hashim Thaçi vijon të jetë i ndezur në Kosovë, presidenti as që dëshiron të dëgjojë për kundërshtimet që vijnë nga politika për këtë çështje.

Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, Thaçi ka thënë se mbështetja për idenë e tij nga populli është masive, theksoi ai kjo do të vërtetohet edhe përmes referendumit kur të organizohet për këtë çështje.

“Vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës është në favor të kësaj ideje, gjithashtu vullneti masiv është edhe i atyre që jetojnë në Luginë të Preshevës që t’i bashkëngjiten Kosovës. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe e pranueshme. Në rast se ka pajtim mes dy palëve për këtë kërkesë askush nuk do të jetë kundër, as SHBA-të e as BE-ja”, tha Thaçi.

Më tej Presidenti vazhdon të insistojë se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim të territoreve, por po punon fuqishëm për bashkimin e Luginës me Kosovën.

“E ritheksoj, Kosova është një, është vend i pavarur sovran, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim, mund të ketë dhe duhet të ndodhë bashkimi i Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën, të tjera janë lajme të rrejshme”, shtoi më tej Thaçi.

Thaçi konfirmoi se në shtator zyrtarisht do ta prezantojë idenë e bashkimit të Luginës me vendin tonë.

“Besoj nga shtatori do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje, por gjithçka do të jetë transparente, unë do të flas me qytetarët e Kosovës si dhe do të shqyrtoj seriozisht që për këtë çështje qytetarët të deklarohen me pyetjen në rast janë në favor të bashkimit të Luginës me Kosovën”, ka thënë më tej Thaçi.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kufijtë, deklarata e fortë e Vuçiç: Kemi dy rrugë. Ja çfarë do bëjë Serbia
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Kujdes me detajet, në to fle dreqi! »
Article Logic
Execution time: 0.61462020874023
array(1) { ["section"]=> string(105) "debatet-per-kufijte-thaci-nuk-kthen-rruge-do-marrim-luginen-e-presheves-ja-cfare-do-bej-ne-shtator-130406" }