Debati amerikan dhe “tafti-bafti”shqiptare?

Publikuar tek: analiza-komente, më 12:09 29-09-2016 Debati amerikan dhe “tafti-bafti”shqiptare? Nga Ilir Metaj

Nga Ilir Metaj

Gjithë bota u interesua për debatin publik Hillary - Trump.

Rregullat e demokarcisë janë kthyer në traditë amerikane. Apo traditat amerikane janë kthyer në rregullat e demokracisë ?

Në fakt, për mendimin tim është e njëjta gjë.  Amerika është demokracia. Dhe demokracia është Amerika.

Fjalën e kam te debati publik. Debati publik është i panegociueshëm Amerikë. Një rregull demokracie reale. 

Po në Shqipëri ?

Debat publik para popullit ? Shkoni or pirdhuni.

Sepse këtu rregullat e demokracisë janë veshje sezonale.

Këtu kandidatët nuk bëjnë debat publik para votimit. As kandidatët për deputetë, as ata për kryetarë bashkie .

Këtu njerëzit detyrohen të shkojnë te votojnë me hamendje. Me të dalëku tëdalë,“tafti-bafti” pra. Mbase kanë fat e bëjnë”bingo”. 

Si ato martesat me mblesëri, ku në shumicën e rasteve nusja as nuk e ka parë ndonjeherë e as ka dëgjuar ndonjëherë për dhëndrin. 

Edhe këtu populli-nuse, martohet me mblesëri me dhëndrin që partia- fis ka zgjedhur për të. Dhe populli-nuse që kryqëzon gishtat ;Inshallah po më qëllon i mirë burri. 

Dhe burri ndodh që nuk është  i zoti, jo t’a respektojë, t’i dalë për zot e t’a gëzoje, por as t’a q...Epo këtë fat patëm

Na  dilni në debat publik të perzgjedhur por të uruar! Bëjeni zemrën gur e bëni një rregull për rregullim! Nuk e ka të tepërt kohën

Amerika që ashtu si ajrin nuk mungon  detyrimin për debat publik  të cilitdo që do i vendosë skeptrin e të votuarit, nga kandidatët për president, deri te guvernatorët, senatorët e me rradhë. Se amerikanët nuk të falin as minutat e hedhjes së votës.

Jo, duhet t;i meritosh ato minuta. Sepse janë minuta që shkruajnë algoritmin e jetës, jo minutat e bingos.

Debati publik u jep mundësinë njerëzve mos të votojnë me të dalë ku të dalë,  por të përllogarisin e analizojnë votën.

U jep mundesinë të vlerësojnë kandidatin, të kuptojnë inteligjencën,  arrogancën, grintën, pasivitetin, injorancën, kulturën, argumentin, përgjegjshmërinë, fodullëkun, pasionin, vendosmërinë apo lëkundjen, qëndrojnë në ajër apo me këmbë në tokë... Jepuani mundësinë njerëzve të zgjedhin realisht, jo virtualisht! Të zgjedhin amerikanisht!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034631967544556
array(1) { ["section"]=> string(47) "debati-amerikan-dhe-tafti-bafti-shqiptare-54496" }