Debati Blushi-Rama në asamblenë e PS-së, Braçe: Situatën e qetësoi Servet Pëllumbi

Publikuar tek: politike, më 18:41 19-07-2015 Debati Blushi-Rama në asamblenë e PS-së, Braçe: Situatën e qetësoi Servet Pëllumbi Servet Pëllumbi dhe Edi Rama

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe me anë të një statusi në facebook ka sqaruar se debatet e zhvilluara në asamblenë e Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjes së kryetarit, e nxitur kjo nga deputeti Ben Blushi, janë qetësuar nga ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Sipas Braçes në momentin kur një tjetër i pranishëm në mbledhje kërkonte me çdo kusht përplasje, Pëllumbi me qetësinë dhe analizën e tij ndryshoi tërësisht cilësinë e debatit.

Dje, fituesi ishte profesor Servet Pëllumbi! I qetë, i kthjellët, analizues, kritik por frymezuës! Ndërhyri në një moment kur një tjetër aty po kërkonte me çdo kusht përplasje dhe thyerje, ndryshoi tërësisht cilësinë e debatit. E orientoi drejt së ardhmes, asaj që i intereson socialistëve. Idea e profesorit për ‘partitë masive’, mbështetur fort në strukturën tradicionale në territor, shtuar dhe modernizuar në komunikim për tu shndërruar shpejt në ‘levizje’ politike por më shumë sociale, përfshirëse në beteja po të tilla në popull, ishte e duhura, aktuale dhe moderne sa i shndërroi tezat me ‘zgjedhje kryetari’ në të vjetra, shumë të vjetra, në pak minuta”, shkruan Braçe.

Më tej Braçe shprehet se ka ikur koha kur rregullat imponoheshin dhe kur sulmohej tjetri pa respekt. Sipas tij kjo sjellje në parti të lë vetëm.

“Rregullat që i vendosim bashkërisht, duke komunikuar, konkuruar, jo duke imponuar, fyer apo shpërfillur, relativizuar e në fund braktisur fare atë në krah, secilin individualisht në shumicë, madje në mes të një beteje, pa u perballur, as përplasur për tu thyer! Është e vjetër kjo ‘histori’ në këtë parti, prej 1996-tës, së bashku me atë sulmin individual për të fyer e poshtëruar tjetrin e shquar si shënjestër e lehtë, pa respekt por me arrogancë. Është e dëmshme, të lë vetëm”, shkruan deputeti.

Braçe thekson se çështja e kryetarit që ishte shkaku për thyerje dje nuk do të ekzistojë më. Sipas deputetit vetë kryeministri Edi Rama ishte dakort për zgjedhjet brenda partisë.

“Ndaj ajo çështja e kryetarit që ishte shkaku për thyerje dje, është e fundit, fare e fundit sipas rregullave tona por po aq e fundit nëse mendojmë lëvizjen, si trendi fitues sot në të majtë. Patjetër që duhen zgjedhjet dhe ato nisin nga organizata, kryetari do të zgjidhet gjithashtu. Por kjo çështje kur ngrihet si çështje thelbësore kërkon moral, fituesi në popull nuk mund të shpallet humbës në parti.  Nuk qëndron, nuk ka moral! Por ne duhet ta zgjedhim kryetarin! As ai se mendon ndryshe dhe kjo u tha qartë e vendosmërisht dje”, ka thënë Braçe.

“Dje nuk ndodhi ndonjë çudi! Ishte një ditë e zakonshme pune në Partinë Socialistë”, përfundon shkrimi i Braçes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj: S'ka përjashtime, por disa nuk u dukën në 2 muaj fushatë
Edi Rama intervistë për “Agora Estate” në Rai3: E duam me çdo kusht BE-në, vazhdojmë ta besojmë »
Article Logic
Execution time: 0.022197961807251
array(1) { ["section"]=> string(86) "debati-blushi-rama-ne-asamblene-e-ps-se-brace-situaten-e-qetesoi-servet-pellumbi-16549" }