Debati me Kumbaron, ‘shpërthen’ zyrtari i PD: Pseudo artistë, keni bërë vila e asete duke u servilosur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:33 14-02-2018 Debati me Kumbaron, ‘shpërthen’ zyrtari i PD: Pseudo artistë, keni bërë vila e asete duke u servilosur

Mbrëmë në “Top show” e ftuar ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përballë saj disa artistë dhe aktorë të teatrit.

Disa debatuan kundër projektit që ka përzhvendosjen e teatrit, disa të tjerë e përkrahën.

Anëtari i kryesisë së PD, njëherësh kreu i Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në PD, Arben Skënderi “shpërthen” kundër disa qëndrimeve të disa artistëve, të cilët i quan si servilë të sistemit.

“Dy ore u mundova te rrij i perqendruar ne topshoë per te degjuar Ministren e Kultures se ketij vendi. Eh... serisht per tulla e llaç foli, elementet me te cilet ndertohen shtyllat e artit dhe kultures se nje kombi jo vetem qe nuk diskutohen, fliten apo debatohen, por as qe jane fare, po fare ne fokus te kesaj qeverie.

Ne te kundert, per tulla e llaç, behen te gjithe bashke, bashki, ministri, qeveri... Jane gati, te gjithe aty, nje zeri. Jane gati dhe kushtetuten ta bejne lemsh per interesa te mafies se betonit, e jo me te amendojne e bejne çorap ligje e akte te tjera, apo te manipulojne artistet dhe opinionin publik.

Natyrisht ka ngahera dhe pseudo artiste qe jane trashur nder vite me pare projektesh, kane bere vila e asete te tjera e kane shkel mbi cdo gje, te cilet jane gjithmone aty, servile per ti sherbyer sistemit, e per tu kthyer ne kal Troje sa here duhet...!

Kulture perpara bukes, per kete ka nevoje ky vend nese duam qe neser te kete nje shanc te behet...!”, shkruan Skënderi në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e PD e ‘djeg’ për Shën Valentin, dedikim romantik të shoqit: Një gjë dua të ta them me zë të lartë
Para dhënies së konkluzioneve për negociatat me BE, zbuloni me kë u takua në lokal eurodeputeti Kukan »
Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748
array(1) { ["section"]=> string(104) "debati-me-kumbaron-shperthen-zyrtari-i-pd-pseudo-artiste-keni-bere-vila-e-asete-duke-u-servilosur-110197" }