Debati mes një prefekti dhe deputeti në Shqipëri: Ti qënke b*thq*m. S’ka p*dh nane që të mbron

Publikuar tek: politike, më 19:29 08-02-2016 Debati mes një prefekti dhe deputeti në Shqipëri: Ti qënke b*thq*m. S’ka p*dh nane që të mbron Altin Jaku dhe Eduart Ndocaj

(Foto përmbanë fjalor banal)

Deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar mesazhin ku sipas tij prefekti i Lezhës, Altin Jaku, e ka kërcënuar me jetë. I menjëhershme ka qenë reagimi i Jakut, i cili ka publikuar në profilin e tij një pjesë të mesazhe të shkëmbyera me deputetin.

“Ndjesë që më duhet të shpjegohem për njeri si kaubojsi që ka një vit që vetëm denigron dhe akuzon. Për sqarim për të gjithë ju miq mund t’ju them se kam replikuar me të me sms por në asnjë moment nuk kam kërcënuar por i kam kërkuar të fshijë një koment që kishte bërë. Më poshtë po ju dërgoj komentin e tij për të cilin bëhet fjalë, si dhe një pjesë të sms ku shihet qartë që kemi qenë duke replikuar dhe asnjëherë nuk e kam kërcënuar. Me jeshile janë fjalët e mia”, shkruan Jaku.

Sa i përket gjuhës së përdorur në debat, ajo lë vërtet për të dëshiruar, por mësohet se shkak është bërë një koment i Ndocajt që akuzon Jakun se ka futur në punë bashkëshorten tij pa nivelin e duhur arsimor, ndërsa nga i njejti pozicion është hequr një grua me eksperiencë.

“Ti qenke b*thq*m se ndryshe nuk shpjegohet që merresh me familjen”, i shkruan Jaku, ndërsa Ndocaj replikon duke iu përgjigjur se “nuk ka p*dh nëne që të shpëton nga drejtësia”.

Foto e publikuar nga Jaku:

12688000_10156475595150133_578745406427786859_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet SMS-ja e kërcënimit në telefonin e Ndocajt: Nuk ka perëndi që të shpëton ty
Meta me eurodeputetët: Reforma në drejtësi jo e nevojshme, por e domosdoshme »
Article Logic
Execution time: 0.020307064056396
array(1) { ["section"]=> string(98) "debati-mes-nje-prefekti-dhe-deputeti-ne-shqiperi-ti-qenke-b-thq-m-s-ka-p-dh-nane-qe-te-mbron-32069" }