Debati / Ndërtimet te "Ushtari i Panjohur", Lubonja - Malltezit: Ato i keni bashkë ju

Publikuar tek: politike, më 22:27 03-03-2016 Debati / Ndërtimet te

Në tre ndërhyrjet që ka renditur Jamarbër Malltezi në emisionin “Të Paekspozuarit” në "Ora News", ku janë cënuar lulishtet, sipas tij nga klientët e kryeministrit Edi Rama, janë edhe “Kulla e Fidelit”, siç e ka quajtur ai dhe ndërtesa shumëkatëshe në krah të saj.

“Zhavorr dhe fidanë”, është tema e emisionit të “Të Paekspozuarit”, në fokus të së cilit është projekti dhe debati për këndin e lojërave në Liqenin Artificial.

Debati në emision:

Rakipi:  Kur disa idiotë qeverisin vendin! Çjanë këta të rinj, çmendoni?

Lubonja:Dua ta shoh këtë lëvizje si një rezistencë që bën shoqëria shqiptare për të rajtur atë që tesuti social.Nuk është problemi thjesht i një këndi lojërash, është metaforë, ai park, liqen, është metaforë e një vendi publik që shërben si indi social.Kjo ka nevojë të ndërtohet dhe mbi hapësirat dhe materialet, mbi sheshet publike, çdo gjë që është publike. Për të ndërtuar marrëdhëniet shoqërore që kemi ne mblidhemi para një kishe, qytetet si janë bërë kaq të mëdha. Është bërë një kishë, prapa kishës ka një shesh, tek sheshi vinë njerëzit që socializohen. Pastaj ndërtohet një kishë tjetër diku, kjo është historia e njërëzimit.Pa hapësira publike ku njerëzit mblidhen, takohen me njëri-tjetrin nuk ka shoqëri, këto hapësira. Rezistenca që bëjnë këta të rinj për të mbrojtur hapësirën e shoh si rezistenca e fundit ndaj atij që e kam quajtur degradim i tesutit social të kësaj shoqërie për shkak të oligarkisë. Ka 25 vjet. Edhe pse quhej socializëm nuk kishte shoqëri, aftësia e shqiptarëve për të ndërtuar duhet të niste pas rënies së socializmit, erdhi Shqipëria pasi ra Enver Hoxha, dhe ky grup shpërtheu në liberalizëm ekstrem, paasqyra që nuk pyes për njeri janë pikërisht ndërtimet që janë bërë në Tiranë. Grabit pronën publike, gjithë historia ka nisur me kioska, gjithë sheshet publike për të ndërtuar kafene, që këtu filloi qeliza tumorale, parku ka qenë rezistenca e fundit e instiktit për të ruajtur instiktin social.
Rakipi: Parku është metaforë, znj.Spirolpali ju jeni anëtare e Këshillit bashkiak, njeri i rëndësishëm. Çështë ky ndërtim në Parkun e Liqenit, a e di Këshilli bashkiak dhe çka qenë transparenca?

Spiropali: Me lejoni ta shtroj nga fillimi, parashtrimi dramatik që ju bë panoramës së Tiranës, e gjej pa vend dokumentarin, mund të kishte poezi dhe muzikë, e tëra ishte e zhytur në një të pavërtetë, papritur në Tiranë kanë zbritur alienë që duan ta shkatërojnë atë. Fotogafia është me e thjeshtë, kemi një kryetar Bashkie në detyrë që në këto pak muaj që ka drejtuar Tiranën ka treguar me fakte jo me hartime as me piktura siç u dha në atë dokumentar, por me vepra. Që ka interesin publik të parin, por edhe qeveria shqiptare që ka kuptuar ndërtimin vend e pavend pa pyetur për hapësirën publike, qoftë individë, qoftë oligarkë, duhet tu vihet fre.

Rakipi: Këshilli Bashkiak, ju jeni anëtare e Këshilit Bashkiak, e dinit?

Spiropali: Janë bërë dëgjesa publike, anëtarët e djathtë kanë ardhur, kanë marrë mikrofonin, kanë bërë deklaratë 2 minuta për shpërnguljen e romëve, e tëra bëhet në kushtet e ligjshmërisë së plotë.

Rakipi: Nuk ka leje ndërtimi.

Spiropali: Sigurisht që ka, plani që po bën Bashkia nuk ka ardhur nga Hëna, është pjesë e planit që është kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është pjesë e një plani të tërë që përfshin 10 ndërhyrje. Qeveria shqiptare ka mandatuar këtë institucion, parashikohen 10 ndërhyrje, asnjëra nuk është ndërtim, pallat, kafene, por është një kënd lojërash për fëmijë, mos e përdorni këtë fjalë se është e pavërtetë. Është i ligjshëm dhe s’ka asnjë prerje peme në të gjithë projektin dhe në këto muaj janë mbjellë pemë, është çdo pemë e matrikuluar, është sqaruar që nuk ka prerje pemësh, përkundrazi ka mbjellje dhe po bëhet një kënd lojërash për fëmijë.

Malltezi: Jemi në kushtet e anormalitetit  ligjor, nuk kemi masterplan dhe leja është e falsifikuar që ka dalë ditë më pas. Edhe kjo si leje e kushtëzuar përmend lloj-lloj vendimesh, por nuk përmend vendimin e 2015-ës, KKT përmend vendimin e 2014 nuk përdor të shkurtit 2015 sepse kjo jep udhëzime për të filluar masterplani. Ne japim leksione, nuk mund të jepet leje kur s’ka plan, këtu nuk ke plan, në rast se do ti shqyrtojmë të gjitha, këtu ka pasur punime pa u kryer tenderi. Këtu kanë nisur punimet pa leje ndërtimi, pasi u përplas PD dhe pas protestave doli leja e ndëtimit, tender i fituar nga bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashki, zonja. Mehmetaj, fallsifikim, lëshuar leje pa plan, punimet nisën pa supervisor është shkelje, pa masterplan, pa vlerësim strategjie, pa deklaratë mjedisore, pa ndikim të vlerësimit në mjedis dhe pa dëgjesa publike. Ajo që u tha në Këshillin Bashkiak nuk është bërë, zoti.Olli tha që s’ka pasur, i ka kërkuar Bashkisë informacion. Këtu bëhet tenderi, në dokumentet e tenderit është grand kafeja. Kur bëhen pa ligj hidhen lloj-lloj tenderash, a kishin mundësi të bëheshin këto lojëra, e ke te Garda është e asfaltuar, e ke gati pse se bën aty, nëse do të vesh lodra, edhe ata që janë te liqeni i kanë adaptuar lodrat pa betonizuar asgjë. Ne kemi mbjellë goxha pemë dhe janë prerë. Ne kemi hequr zhavorrin ishin 20 pemë të prera aty, ky ishte një prelude i masakrës që do bëhet brenda parkut, duket si ndikim i vogël. Në të dy krahët e korpusit, duam të kërkojmë referendum që të jenë zona të parkut, mos të bëhen objekte.

Spiropali: Di që PD kanë bërë kallzim penal, le ta zgjidhi institucioni që është i specializuar për këtë punë. Kjo është çështje administrative.

Rakipi: Zoti.Bushati, pretendimi i shoqërisë civile është që s’ka pasur transparencë,  në përgjtihësi në Shqipëri nuk ka transparencë, e keni vënë re? Sapo doli kjo, Erion Veliaj dhe të tjerët vërshuan në studio televizive, sot janë strukur.

Bushati: Po ta filloja kur ka pasur transparencë në këto 2 vite e gjysmë, e kemi thënë me dhjetra herë, ishte një qeverisje që filloi pa transparencë, që vazhdoi me koncesione, me tendera, në shëndetësi, atje te parku, te fushat e Dinamos, gjithçka. Janë marrë vendime personale, nuk mendoj që është një çështje thjesht e Bashkisë, është e njëjta studio arkitekturore që ka bërë kullën e Korçës, edhe kryebashkiaku i Korçës dhe i Tiranës qëllojnë te i njëjti arkitekt, te ai i Edi Ramës, është e njëjta filozofi e të bërit gjërave pas krahut, pa transparencë, apo me dëshirën e njëshit. Është më pak e dëmshme për mjedisin, por është tregues i një zinxhiri të gjatë, pa transparencë, paligjshmëri në dëm të interesit publik.

Rakipi: Parku nuk ka ngjyrë politike.

Lubonja: Shpesh herë në këtë sistemin tonë ologarkik, oligarkët kanë bërë edhe ligjet, atij liqeni i janë marrë me ligj, është bërë e gatshme për ndërtim, ligjet i bën si të duash është problem i legjitimitetit a është legjitime, kalova para ca ditësh. Ne na janë ngrënë pemë e bar nga të gjitha anët, gjithësesi një pemë dhe bari është gjëja më e bukur, të hysh te pema, te barim, ka një kosto. Tani pyetja është shumë e thjeshtë, është një vend që ka edhe kujtesë dhe gjelbërim. I fundit vend që mendon se mund të ndërhysh, të harxhosh 700 milion, çështë kjo filozofi. Kur ti ke atje ku banojnë shqiptarët e Tiranës, ti ke zona pa fund që janë në degradim të plotë, shtëpi të rrënuara, po të isha kryetar Bashkie, ato 600 mijë euro do ti fusja për të shtetëzuar, për të bërë publike, për të kompensuar disa pronarë dhe për t’ju dhuruar banorëve Brenda një zone të caktuar një lulishte apo një fushë volejbolli apo futbolli, quaje çfarë të duash. Të riblesh ça ke shkatërruar vetë. Jeta e qytetit është gjithandej, edhe te ai park që mezi e ke, metër gjelbërimi i ka disa 0.51 metër, ndërkohë që 8 është norma, edhe aty do ta heqësh akoma. Nuk flasim për rrezikun mbrapa, është thjesht manovër për të ndarë parkun, siç bëri Lulzim Basha një rrugë përballë Ekonomikut, ja hoqi parkun trekëndëëshit. Këto janë stile që ti e pret.

Lubonja: Ka bonses, këtu ka bonsens, kjo rruga është bërë në kohën e Lulzim Bashës. E di edhe bufi që ju politikanët nuk jeni veçse maska e gjithë oligarkëve që keni mbrapa, që keni punuar. Këtu në fund te kjo leje ndërtimi, kjo ka qenë pjesë e parkut, siç ka qenë pjesë e parkut Garda, kanë qenë disa zona që janë pjesë e parkut, janë një sërë vendimesh që fillojnë që nga 2004 që kalojnë se ka qenë edhe KKT, pra ka qenë edhe firma e Berishës, Ramës, Bashës, Nanos. I ka kthyer nga zonë e mbrotjur në zonë me potencial ndërtimi, këto zona janë bërë kështu, ishin nga ata njerëz që sponsorizojnë, që japin mbështetje financiare politike të cilët duan të ndërtojnë edhe oborrin e pallateve të tyre që duan të shesin sa më shtrenjtë, siç ka ndodhur te stadiumi “Qemal Stafa”, ishte me palestër, ishte gjithçka mbyllur, shiheni çfarë ka bërë, pallat pas pallati. Problemi I madh është kjo sesi mund ta frenojmë ne këtë gjë. Këtu është një sistem që punohet, politika punon për një grup oligarkësh, nëpër kodra me gjelbërim dhe Tiranën e kanë përdorur si vend për tu pasuruar, po e shkatërojnë, e kanë degraduar, kjo e parkut është pjesë e këtij projekti.

Rakipi: Deni a mund të më shpjegosh çështë proçesi më pas?

Sanxhaku: Ti jap të drejtë zotit.lubonja, s’mund të merret parku si rast i izoluar, është shërmbëlltyra e një llogjike privatizuese që tregon se Bashkia sot është një zgjatim i politikanëve të qeverisë qendrore, tjetërsimi I zhvatjes apo privatizimit, sot po përdoret retorika e fëmijëve për të instaluar me një lloj dhune një projekt që i ka shkelur ligjet me të dyja këmbët. Shpresoj të kenë menduar për kalamajtë, sa kohë si aktiviste jam e përjashtuar me ligj nga e drejta e informimit publik kam çdo të drejtë të besoj se aty ka hapësira komerciale, aty do të ketë betonizim, do vazhdojnë të priten pemë. I kemi numëruar, e kam të vështirë të besoj një video propagandistike sa kohë nuk ka një vendim të zbardhur në faqen e Bashkisë, sa kohë nuk ka një kopje të planit ose masterplanit. Projekti që sugjeron zoti.Veliaj nuk është projekti që do të materializohet aty që kjo hapësirë sot nuk do të jetë një mënyrë për ta urbanizuar, siç është bërë me anët e liqenit.

 Spiropali: Jam dashamirëse ndaj shqetësime, duke qenë se kam qenë vetë  pjesë e shoqërisë civile, dua ta siguroj Denin, që në planin aktual të Bashkisë Tiranë nuk ka asnjë plan për betonizim dhe është e pavërtetë. Ju keni të drejtën e paranojës së jeni gënjyer, nuk ka plan për ndërtime.Po flasim mbi projektet e Bashkisë, nuk spekulohet me paranoja, e ka treguar që po punon për interesin publik dhe po ndjek politikat qeveritare. Problemet e ndërtimit të individëve, qoftë të oligarkëve. Qeveria ka marrë 2 vendime që bien ndesh, moratoriumi i ndërtimit dhe ndërtuesi.Ajo është një leje ndërtimore që ka shkuar në KKT nga zoti. Basha, ndërtimi 27 katësh që është dhënë aty, që s’ka protestuar askush, është hedhur në gjyq.

Sanxhaku: Na kërkon ne llogari zonja. Spiropali, sqarojeni me transparencë në faqen e Bashkisë.

Spiropali: Pallati 27 katësh nga Lulzim Basha te diga është çuar nga qeveria në gjyq, Bashkia e ka hedhur në gjyq. Moratoriumi i lejeve të ndërtimit ka frenuar ndërtimet në territorin shqiptar.

Bushati: Ke dhënë 6 leje, të bësh moratorium dhe të japësh 6 leje është t’i vjedhësh shqiptarët.

Spiropali: Në atë zonën janë ndërtuar 38 kafene.

Bushati: E keni ngrënë jo vetëm parkun, por edhe Tiranën.

Spiropali: Ju bëni simetrike dy gjëra që s’janë.

Bushati: Këto leje janë vila në Surrel, nëse do ta mbrosh merre turpin.

Lubonja: Harruat që na nxorët ca ndërtesa, ca kërpudha, ishte shpallur moratoriumi, a mund të besoj njeri në këto që thoni ju, tani i keni tërhequr.

Spiropali: Erion Veliaj ka dalë në fushatë dhe i ka paraqitur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Një kafe vëllazërore me Tom Doshin", Ndocaj: Familje të mira dhe me histori në Veri (Foto)
Fatmir Xhafaj: Dekriminalizimi qesharak, ja pse bojkotova votimin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.020964860916138
array(1) { ["section"]=> string(83) "debati-ndertimet-te-ushtari-i-panjohur-lubonja-malltezit-ato-i-keni-bashke-ju-34157" }