Debati në Komisionin e Sigurisë / Noka ofendon Tahirin: Debil, mashtrues, ordiner

Publikuar tek: politike, më 08:16 18-11-2015 Debati në Komisionin e Sigurisë / Noka ofendon Tahirin: Debil, mashtrues, ordiner

Komisioni i Sigurisë është shndërruar në një arenë sharjesh dhe fyerjesh mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në mbledhjen që po diskutohej projektligji i etikës në Policinë e Shtetit.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ka ofenduar Tahirin duke e quajtur atë si “ministri më debil” që ka pasur vendi. Sherri mes Nokës dhe Tahirit nisi në momentin që ministri i Brendshëm ka cituar një raport të vitit 2013, në të cilin theksohej se “korrupsioni në Policinë e Shtetit ishte gjerësisht i përhapur”. Por ish-ministri Noka e ka quajtur si shpifje deklaratën e Tahirit, duke e ofenduar këtë të fundit si “mashtrues”, “i pafytyrë”, “ordiner” dhe “trafikant”.

Ministri i Brendshëm ka ruajtur qetësinë, duke mos iu përgjigjur nënkryetarit të Komisionit, i cili ka vazhduar përplasjen edhe me deputetë të tjerë. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, disa herë i ka kërkuar Nokës të qetësohej ose në të kundërt do ta nxirrte jashtë. Por ai ka vijuar debatin me tone të larta.

Ministri Tahiri iu përgjigj duke i thënë “Je nën nivelin e atij rojes së PD-së, që ish-drejtori i FNSH-së, nën nivelin e atij je”, transmeton “Panorama”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Venecias e di se LSI-ja është ende në opozitë (Letra)
Deputeja e LSI kundër qeverisë dhe ministrave të partisë së saj: Absurditet apo lapsus? »
Article Logic
Execution time: 0.033390045166016
array(1) { ["section"]=> string(82) "debati-ne-komisionin-e-sigurise-noka-ofendon-tahirin-debil-mashtrues-ordiner-25687" }