Debati për Islamin Politik/ Çfarë rrezikon Shqipëria sipas Lubonjës, Bazes dhe Blushit

Publikuar tek: politike, më 08:17 16-11-2015 Debati për Islamin Politik/ Çfarë rrezikon Shqipëria sipas Lubonjës, Bazes dhe Blushit Lubonja, Baze, Blushi

Pas sulmeve në Paris, është rindezur në Shqipëri një debat që qarkullonte edhe kohë më parë në lidhje me Islamin Politik. Analistët Fatos Lubonja dhe Mero Baze si dhe politikani Ben Blushi e shohin të rrezikshëm atë për vendin. Sipas Lubonjës, siguria dhe fjala e lirë si në Shqipëri dhe Kosovë janë të kërcënuara nga islamikët.

Ja çfarë thoshte Fatos Lubonja, publikuar në gazetën ‘’Dita’’, pas sulmit në redaksinë e ‘’Charlie Hebdo’’:

 “Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë  janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin.

Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.

Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europian dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen”

 

 

Ben Blushi

“Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për  të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për  t’u ngjarë atyre që vranë.

Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për  të jetuar? Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit. Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar. Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.

Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për  ta ndihmuar.

Eshtë dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë. Të kthehet nga emocion në arsye. A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam.”

Mero Baze

“Shteti shqiptar duhet të tregojë dhëmbët duke forcuar legjislacionin e tij, duke pasur parasysh rrezikun e islamit politik, i cili duhet të ndëshkohet si fashizmi, me një kuadër ligjor që të ndalojë dhe propagandën fetare të tyre.

Shteti shqiptar duhet të marrë kontrollin e rreptë ligjor, mbi çdo tekst apo libër fetar që hyn në Shqipëri dhe duhet ta konsiderojë këtë çështje të sigurisë kombëtare. Ashtu siç licenson tekstet shkollore, ashtu duhet të licensojë dhe të kontrollojë në detaje çdo tekst fetar që predikohet në xhamitë tonë.

Me të njëjtën përgjegjësi, Komuniteti Mysliman shqiptar duhet të detyrohet me ligj të marrë kontrollin mbi çdo xhami ilegale në Shqipëri dhe të përjashtojë nga hierarkia e vet çdo hoxhë, i cili në vend të Kuranit, bën propagandë për islamin politik.

Islami politik është armiku ynë kombëtar dhe është një nga ato mekanizma që mund të na zhbëjë si komb, shumë më shpejt se sa mendojmë ne, nëse nuk merret seriozisht .”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj: Thirrje deputetëve të dhurojnë rrogën e këtij muaji për Kristin
Një SMS në celular, ja si i punëson PS militantët. Skema e deputetëve »
Article Logic
Execution time: 0.2608540058136
array(1) { ["section"]=> string(90) "debati-per-islamin-politik-cfare-rrezikon-shqiperia-sipas-lubonjes-bazes-dhe-blushit-25514" }