Debati për punësimin, Artan Fuga reagon për emisionin: O zot, po shoh “Opinionin” tani…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:11 18-02-2016 Debati për punësimin, Artan Fuga reagon për emisionin: O zot, po shoh “Opinionin” tani…

Artan Fuga duket i pakënaqur me argumentet e përfaqësueve të mazhorancës dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, për shkaqet e papunësisë në vend. Klosi u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se hotele me 5 yje nuk po gjejnë dot kamarierë të kualifikuar dhe kjo është arsyeja përse niveli i papunësisë është në këto shifra.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fugës në profilin e tij në “Facebook” i cili shkruan këto deklarata tregojnë për krizën që ka përfshirë vendin. Sipas Fugës, kriza është pikërisht kur nuk bashkohet kapitali me punën si dhe kur vendet e punës nuk janë motivuese.

Postimi i Artan Fugës:

O Zot, shoh Opinionin tani. Thonë se ka vënde pune për rrobaqepës, kameriera e muratorë, por nuk ka kush shkon.

Po kjo është kriza mo, pikërisht kjo, nuk është kur ka vënde pune dhe shkojnë për të punuar, ose nuk ka vënde pune dhe ka dëshirë për punë.

Kriza është pikërisht kur nuk bashkohet kapitali me punën. Edhe ka vënde pune edhe nuk janë motivuese për të mësuar e punuar në ato vënde pune.

Klasikisht, kriza është kur nga njëra ana ka bollek produktesh dhe nga ana tjetër ka uri.

Aman mo ama, a duhet të hapim një shkollë për të mësuar Riakrdon, Smithin dhe Marksin, apo hajde futja kot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023614883422852
array(1) { ["section"]=> string(87) "debati-per-punesimin-artan-fuga-reagon-per-emisionin-o-zot-po-shoh-opinionin-tani-32952" }