Debati për statujën e Skënderbeut, “shpërthen” gazetari: Toleranca fetare është hipokrizi… dhe mirë bëjnë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:48 03-09-2017 Debati për statujën e Skënderbeut, “shpërthen” gazetari: Toleranca fetare është hipokrizi… dhe mirë bëjnë

Që prej ditës së premte në media dhe në rrjetet sociale kanë gëluar debatet dhe reagimet pafund lidhur me skandalin e mbulimit të statujës së Skënderbeut në qendër të Tiranës.

Gazetari i Top-Channel, Denis Dyrnjaja në një status në facebook na sjell një këndvështrim ndryshe, duke u shprehur se kur besimi fetar fillon seriozisht, merr fund edhe toleranca fetare.

Lexoni statusin e tij në facebook, për të kuptuar më tepër se ç’ka dashur të thotë gazetari me këtë frazë.

REAGIMI I PLOTË

Kur besimi fetar fillon seriozisht merr fund edhe toleranca fetare

Toleranca fetare në Shqipëri është hipokrizi. Njerëzit nuk e kanë patur traditë dhe seriozisht besimin sikurse katolikët dhe protestanët në Irlandë, palestinezët dhe izraelitët në Lindjen e Mesme, apo gjetkë. Në botë ata që besojnë edhe nuk tolerojnë, prandaj dhe luftojnë. Sot në Shqipëri ka grupe dhe individë që kanë nisur ta përjetojnë fenë emocionalisht ndaj dhe janë më pak tolerantë. Në mos Skënderbeu diçka do bëhet sebep që idhëtarët e besimeve të kundërta të shfaqen në ekstreme deklaratash, fatmirësisht jo deri te lufta, sepse nuk besojnë edhe aq fort. Dhe mirë bëjnë. Më mirë me qenë pak hipokritë ndaj fesë sesa realistë deri në shkatërrimin e vetes dhe folesë. Në vite dhe shekuj kur njerëzit e kanë besuar dhe marrë fenë seriozisht kanë punuar kundër Shqipërisë. Ndaj besimi i moderuar është në të mirë të tolerancës fetare realisht "të trukuar" prej së cilës varet edhe qetësia dhe stabiliteti në këtë vend, që nuk duhet djegur e shkatërruar për ca mendje-fluturuar.

 

dnis.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023496866226196
array(1) { ["section"]=> string(106) "debati-per-statujen-e-skenderbeut-shperthen-gazetari-toleranca-fetare-eshte-hipokrizi-dhe-mire-bejne-90999" }