Debati për Teatrin, aktori Imami: T’i besojmë ministres dhe ambicies së kryeministrit, GAZETARJA IA KTHEN ME IRONI: E ndërrove shembullin që more nga takimi

Publikuar tek: kulture-art, më 21:57 14-02-2018 Debati për Teatrin, aktori Imami: T’i besojmë ministres dhe ambicies së kryeministrit, GAZETARJA IA KTHEN ME IRONI:  E ndërrove shembullin që more nga takimi

Situata ditën e sotme në Teatrin Kombëtar ishte mjaft e tensionuar.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dëgjoi një për një të gjitha ankesat për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori Artan Imami, ishte ndër të pranishmit në takimin me ministren Kumbaro. I ftuar në Ora News, me gazetaren Ilva Tare, Imami u shpreh se aktorët që pritën në Teatër ministren bënë lojra fëmijësh. Sakaq deklaroi se është dakord që godina e Teatrit të prishet dhe po në të njëjtin truall të ndërtohet godina e re.

“Ministrja publikisht thotë nuk do ketë zhvendosje të trupës së Teatrit Kombëtar i shtohen dy salla të reja në një godinë të re, të cilat duhet të presim nëse i plotëson kushtet për të performuar. Aktorët që i thanë ministres të vinte në teatër, padyshim ishin lojra fëmijësh. Duke ditur ambicien e kryeministrit jam i bindur që do ta realizojë. Do ta mbajë fjalën.”- u shpreh Imami.

Teksa ka thënë këto fjalë gazetarja Ilva Tare ia kthen: “E ndërrove shembullin që more nga takimi”, duke lënë të kuptohet që ka ndryshuar mendje pas takimit me ministren Kumbaro, duke qënë se ishte ndër të parët që kundërshtoi projektin e qeverisë për zhvendojsen e Teatrit.

Ndërkohë aktori nuk u ka kushtuar rëndësi fjalëve të gazetares duke siguruar se nuk do të ketë zhvendosje, dhe madje tregon bindjen se deklarata për zhvendosjen e trupës së teatrit ka qënë një lapsus.

“Godina e Teatrit do të ngrihet në atë truall, në momentin që të japin fjalën do e bëjnë. Kanë filluar një projekt, janë bërë biseda të caktuara. Ka një vendim politik. Ata thonë do të japim informacion hap pas hapi”- ka shtuar aktori duke anashkaluar komentin e gazetares.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Inva Mula ndaj gazetarëve: Sapo lexova një titull bombë, i hidhni benzinë zjarrit
Ema Andrea: Aktorët që ishin në takim me ministren përfaqësuan veten, ja pse jemi kundër Kumbaros »
Article Logic
Execution time: 0.0046000480651855
array(1) { ["section"]=> string(155) "debati-per-teatrin-aktori-imami-t-i-besojme-ministres-dhe-ambicies-se-kryeministrit-gazetarja-ia-kthen-me-ironi-e-nderrove-qullin-qe-more-nga-takimi-110271" }