Debati / Rama: Nuk je as i dehur as i droguar, je i lumtur. Paloka: E ke gojën të lidhur me zorrën e trashë

Publikuar tek: politike, më 14:01 23-07-2015 Debati / Rama: Nuk je as i dehur as i droguar, je i lumtur. Paloka: E ke gojën të lidhur me zorrën e trashë

Seanca e fundit Parlamentare është karakterizuar sërish nga debate të ashpra midis opozitës dhe maxhorancës, debat që ka kaluar edhe në ofendime midis kryeministrit Rama dhe deputetit të opozitës Edi Paloka.

Pas akuzave të Palokës se Rama e “thith tër ditën”, “ njëherë nga njëri krah dhe njëherë nga tjetri”, dhe duke përsëritur sërish thirrjen për të bërë testin e drogës, kryeministri Rama tha gjatë replikës se “Paloka nuk është as i dehur dhe as i droguar, po është i lumtur”, “e them këtë si “eksperet i fushës”, tha Rama.

Duhet të jesh budalla, i vetëkënaqur dhe të gëzosh shëndet të plotë për të qenë i lumtur.

Mendoj se të gjitha këto i ka parafolësi. Lindin të lumtur dhe vdesin të lumtur, dhe jetojnë gjatë se gëzojnë shëndet te plotë. Duke e bërë këtë ndërhytrje si studiues i fushës dua të them nuk është i droguar as i dehuir është thjesht i lumtur, por fatin e tij nuk e kan dot të gjithë”, tha Rama.

Ndërsa Paloka tha se:

“Është e vërtetë që unë nuk jam as i droguar dhe as i dehur, se po të isha ashtu do më dridheshin duart dhe do zverdhesha siç bëhesh ti kur del nga banja.

Ti flet vazhdimisht për zorrën e trashë, këto punët e zorrës së trashë i di mirë, sepse vërtet siç ke thënë ti atë e ke të lidhur me gojën. Atë që bën me gojën dhe zorën e trashë ti e bën nga të dyja anët”, ka thënë Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat i ashpër në Parlament, Dade: Berisha një kriminel i papërgjegjshëm, ta vemë para përgjegjësisë
Bregu bën analizën e sensionit parlamentar: Jemi në drejtimin e duhur për jo në trenin e duhur »
Article Logic
Execution time: 0.0041759014129639
array(1) { ["section"]=> string(107) "debati-rama-nuk-je-as-i-dehur-as-i-droguar-je-i-lumtur-paloka-e-ke-gojen-te-lidhur-me-zorren-e-trashe-16837" }