Zbardhen debatet plota/ Ristani: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij

Publikuar tek: politike, më 00:05 26-03-2015 Zbardhen debatet plota/ Ristani: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij

Deputeti i PD-së Arben Ristani është përfshirë në një debat me prokurorin e pranishëm në seancë, duke kërkuar nga ai sqarim se për çfarë e akzuojnë Tom Doshin. Ristani ka kërkuar nga Prokurori që të sqarojë edhe një herë tjetër akuzën ndaj deputetit Doshi.

Prokurori duke i përgjigjur pyetjes së Ristanit ka deklaruar se ndaj Doshit nuk rëndon asnjë akuzë, por është bërë regjistrim i procedimit penal dhe shënimi i emrit të tij sipas nenit 207.

Newsbomb sjell debatin e plotë Ristani-Prokurori-Doshi:

Dule: Zoti Ristani, vetëm ju lutem ato çështje që përmban relacioni, sepse nuk mund të marrim atributet e një gjykate.

Ristani: Z.kryetar i komisionit neve e vetmja gjë që na kufizon është ligji dhe sipas ligjit ne vetëm do japim mendim për një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova, jo për një dyshim të arsyeshëm të bazuar në relacion. Nëse do të japim mendim në një dyshim bazuar në prova ne do kërkojmë provën.

Dule: E keni dhënë mendimin tuaj për relacionin në fillim të seancës

Ristani: Unë e kam dhënë mendimin dhe po ju jap përgjigjen meqë ju mendoni se ne duhet ta kufizojmë hetimin tek relacioni. Për mua relacioni s’ka pikën e vlerës. Për mua në këtë komision, si ai që akuzohet, si ai që akuzon janë njësoj.D.m.th aq sa vlerë ka relacioni apo parashtrimi që bëri avokati, aq ka vlerë edhe parashtrimi që bëri prokurori. Për mua ato janë fjalë që thotë avokati ap thotë prokurori. Mua më duhet të bindem që kam një dyshim të arsyeshëm që bazohet në provë. Prova, ka një koncept ligjor se kush është provë. Provë nuk është relacioni, provë nuk është parashtrimi i avokatit.Avokati dhe prokurori për mua janë të dy njësoj. Tani vazhdojmë me pyetjet por unë kam një mënyrë tjetër të të bërit të pyetjeve. Po i bëj një nga një në mënyrë që të bëj pyetjen të marr përgjigjen në mënyrë që të jemi konciz dhe të mos na shpëtojë gjë.

Ristani: Pyetja e parë është cila është akuza publike ndaj Bamit në mos gaboj për emrin?Për cilën dhe kur është si procedurë. Cila është akuza e plotë për Bamin dhe çfarë thotë procedura për këtë lloj akuze? Po pyes vetëm për procedurë dhe nuk po pyes për hetime.

Dule: Pyetje për kë është kjo?

Ristani: Për prokurorin.

Dule: Mund të përgjigjeni zotërinj të prokurorisë.

Prokurori: Z.kryetar, ne ju përgjigjëm pyetjeve që kanë të bëjnë me rrethanat e hetimit, për çështje që janë në hetim nuk mund të japim të dhëna konkrete.

Ristani: Më fal keni marrë një të pandehur me akuza konkrete publike, për të cilën keni kërkuar publikisht masë sigurie në gjykatë. Këto janë publike. Nuk është sekret hetimor. Është akuzë publike. Nuk po të pyes për sekret hetimor.

Ristani: Pse e mbani në burg Durim Bamin dhe ka mbaruar hetimi apo jo, kjo është pyetja. Këto janë të dhëna publike.

Prokurori: Iu përgjigëm pyetjes Z.kryetar.

Ristani: Po cila është përgjigja ma thoni dhe njëherë, që është sekret hetimor akuza ndaj Durim Bamit. Po kjo është papërgjegjshmëri totale ndaj jush.

Dule: Ju lutem jo me karakterizim.

Ristani: Jo jo kjo është papërgjegjshmëri totale. Si mund të thotë që është sekret hetimor.

Dule: Ju lutem, jemi në prani të mediave, vlerësoheni edhe juve për pyetjet, edhe prokurorët për përgjigjen. Komente ndaj njëri-tjetrit dhe karakterizime nuk janë etike, ju lutem.

Ristani: Kush është përgjigja, akuza është publike, nuk ka akuzë private, nuk është sekrete. Kush është akuza ndaj Durim Bamit. Keni përgjigje zotëri.

Dule: Z. Ristani mos iu drejtoni në atë mënyrë. Iu tha që nuk ka.

Ristani: Mirë.

Ristani: Pyetja tjetër. I qëndroni akuzave që keni bërë në këtë relacion. Për tre vepra penale që kemi këtu. Z.Doshin: deklarim i rremë, deklarata të rreme para prokurorit, kanosje për deklarime a dëshmi  ekspertim e përkthim të rremë. I qëndroni këtyre tre akuzave.

Prokurori: Nuk ka akuzë për Z.Doshi i nderuar deputet. Akuza atribuohet sipas nenit 34 të kodit të procedurës penale. Është regjistrimi i procedimit penal në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dule: Z.Ristani ju lutem mos e ndërprisni.

Ristani: Jo mo jo nuk po e ndërpres, po dakord nuk ka akuzë thotë, që të na kuptojnë edhe ata që na shohin të riformuloj pyetjen. Për çfarë e keni person nën hetim deputetin. Për këto tre vepra penale që kemi ne këtu? Ju lutem.

Prokurori: Përsëritja Z.Ristani është regjistrimi i procedimit penal.

Ristani: Zotëri atëherë ju lutem dhe njëherë që të jemi korrekt. Jeni duke na kërkuar që të japim viston, të japim autorizimin për të arrestuar një deputet. Përse doni ta arrestoni këtë deputet. Për çfarë e akuzoni? Kush është akuza ndaj këtij deputeti?

Ristani: Sipas shkresës që na keni prurë janë këto tre arsye, po ju pyes i qëndroni kësak shkrese apo sot keni ndonjë mendim tjetër?

Prokurori: Z.Ristani, pyetja juaj ka të bëjë me elementë procedurialë dhe unë ju thashë nuk ka akuzë sipas përcaktimit të procedurës së kodit penal ndaj Z.Doshi. Z.Doshi nuk është pyetur nën cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Këto janë përcaktime proceduriale.

Ristani: Dakord. Po jua formuloj pyetjen ndryshe.

Prokurori: Ne të paktën nga ana jonë jemi të detyruar t’u rrimë shumë striktë përkufizimeve. Është regjistrimi i procedimi penal. Këto janë terma proceduriale.

Ristani: Dakord. Po jua bëj pyetjen të qartë.

Dule: Z.Ristani ta dëgjojmë qartë pa ndërprerje.

Ristani: Përse zotërinj po na kërkoni autorizimin për arrestimin e deputetin Doshi. Cila është arsyeja që ju na kërkoni që ne të japim autorizimin për deputetin Doshi. Për ç’arsye doni ta arrestoni?

Ristani: Ka mundësi të më japësh një përgjigje.

Prokurori: Kërkesa z.Ristani e bën të qartë, është regjistruar një procedim penal dhe sipas nenit 287 që parashkron se me regjistrimin e procedimit penal mund të bëhet paralelisht edhe shënimi i emrit është bërë edhe shënimi i emrit të Z.Doshi.

Ristani: Meqë ju keni shënuar emrin e Doshit tek kapaku i dosjes, doni ta arrestoni.Kjo është e drejtë?

Prokurori: Iu thashë duhet të jemi shumë striktë. Është shënuar emri i personit nën hetim sipas nenit 287 për veprat.

Ristani: Tani o zotëri kjo është të tallesh me deputetët e parlamentit. A ka një gjë që nuk është e qartë në këtë pyetje. Po them, o zotëri po na kërkoni të arrestojmë një deputet. Më thuaj pse duhet ta arrestojmë. Më thuaj që ka bërë këtë ka bërë atë.

Dule: Duhet me qëllim që të merremi vesh, të na marrin vesh ata që na shikojnë dhe dëgjojnë të respektojmë njëri-tjetrin. Juve drejtoni pyetjet. Nuk ua formulova as unë, as prokurorët as Z.Doshi.

Ristani: Unë presupozoj që kam të bëj me njerëz që e kuptojnë shqipen.

Dule: Besoj se këtu të gjithë janë në gjendje edhe të kuptojnë, edhe të artikulojnë. Rrjedhimisht do na vlerësojnë të gjithë për ato që pyetemi. Edhe ata që pyesin edhe ata që përgjigjen.

Dule: Formulojini pyetjet, parashtrojeni nëse jeni të kënaqur.

Doshi: Ai s’di me dhënë shpjegim.

Ristani: Edhe njëherë, pyetjen e kam fare të qartë dhe të thjeshtë. Po i kërkojmë këtij Parlamenti që të japim leje për të arrestuar një deputet. Përse duhet ta arrestojmë këtë deputet. Cila është akuza? Çfarë ka bërë? Ka mundësi të na e thotë zotëria.

Dule: Nëse ka diçka për të shtuar.

Prokurori: Kërkesa dhe relacioni i përmend ato sqarime që unë i dhashë Z.Ristani

Dule: Z.Ristani pyetja tjetër

Ristani: Sipas kërkesës kërkon të arrestosh për kallëzim të rremë. Tani të lutem a ka mundësi të më thuash a ekziston një akt zyrtar ku përmbahet ky kallëzim i rremë. Pra një dokument ku ka një numër dhe datë kur është bërë një kallëzim i rremë? Pra një akt ku ti i thua që ky akt përmban një kallëzim të rremë. Sipas kërkesës që ke prurë, më thua Prokuroria e Përgithshme ka kërkuar më datë, sipas kërkesës së paraqitur se deputeti Tom Doshi dyshohet se ka konsumuar elementët e mëposhtëm 1.Kallëzim i rremë. A ka një dokument? Nuk dua dokumentin ta shoh fare. Vetëm më thuaj ka një dokument ku është formuluar, po apo jo?

Prokuroria: Z.Ristani kërkesa dhe relacioni është i qartë. Shprehimisht kërkon se kryhet autorizimi për kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë të kryerjes në formë objektive me qëllim që të bëjmë ndjekje penale. Pra jo të paraqitjes së aktit formal të aktit të kallëzimit. E ka kërkesa dhe relacioni.

Ristani: Ok mesa kuptova nuk ka një akt të kallëzimit të rremë. E dyta deklarim i rremë para prokurorit. Cila nga deklaratat e bëra në prokurori, konkretisht me numër dhe me datë, pra me ekstremitete është ajo e cila përbën deklaratëne  rreme.

Prokurori: Janë të gjitha deklarimet që ka bërë para organit të hetimit deputeti Doshi. Provat i kemi të administruara.

Ristani: Pra të gjitha deklarimet janë të rrema?

Prokurori: Pjesa dërrmuese.

Ristani: Cila është deklarata konkrete me datë dhe numër?

Prokurori: Nuk mund të themi, është pjesë e hetimit.

Ristani: Jo mo jo nuk po të themi.

Dule: Nuk po e lejoni që të përgjigjet.

Ristani: Po po e sqaroj pra.

Dule: Z.Prokuror…

Islami: Kanë të drejtë prokurorët për deklarimet për sajesë.

Dule: Ju lutem z.Islami jo diskutime jashtë rendit të diskutimeve. Ju lutem.

Ristani: Për ne janë palë të dy. Për mua janë njësoj, si avokati si prokurori. Absolutisht po.

Dule: Z.Xhafaj ju lutem.

Doshi: Çdo anëtar i komisionit ka të drejtë të pyesë prokurorin. Ai vjen këtu dhe thotë që unë kam ba dëshmi të rremë.

Dule: Z.Doshi ju lutem, Z.Xhafaj...

Xhafaj: Nuk ka ngritur një akuzë fajësie në termat e procedimit penal. Ndaj ai nuk po thotë nëse ju jeni apo nuk jeni fajtor. Kjo është një çështje tjetër. Ka mundësi të lutem ti (u drejtohet avokatëve të Doshit) je i fundit që duhet të flasësh.

Ristani: Z.Xhafaj, të mbaroj unë pastaj vazhdoni ju.

Xhafaj: Unë po them ju dëgjova ju dhe parashtresën e bërë nga kolegu Meçi. Kolegu, juristi e kishte shumë të qartë. Ky nuk mund të jetë komision i natyrës hetimore. Nuk mund të bëjë hetim ky komision mo zotëri.

Doshi: Ky të çon në burg.

Xhafaj: Jo e ke gabim nuk të çon fare në burg ky komision. E ke gabim. Ky nuk të çon në burg. Nuk është ky komisioni. Tani a po më pyet mua, po ta kthej përgjigen. Nuk është ky komisioni që të çon në burg, është vetëm gjykata. As prokurori nuk të çon në burg, është vetëm gjykata. Ai mund të bëjë kërkesë, ka bërë kërkesë dhe s’është e para kërkesë që vjen nga prokuroria këtu në këtë godinë. Nuk ka shkuar njeri në burg meqënëse ka kërkuar prokurori. Është gjykata që vendos për këtë gjë. Ne nuk mund të bëjmë as rolin e prokurorit dhe gjykatës. Mendimi im.

Dule: Faleminderit Z.Xhafaj. E keni fjalën z.Ristani menjëherë.

Ristani: Që të mbaroj unë. Meqë ka një paqartësi për mënyrën si po organizojmë punën në këtë komision.

Ristani: Po ju them dhe njëherë. Sipas ligjit ky komision i jep mendim parlamentit për të dhënë autorizimin për arrestimin e një deputeti mbi bazën e një dyshimi të arsyeshëm, bazuar në prova. Që do të thotë se unë duhet të kem provat që më bëjnë të dyshoj që të jap një autorizim për ta arrestuar. Kjo është një logjikë elementare normale, po ju them dhe njëherë. Ne na kërkohet.

Ristani: Për të vazhduar se ne kemi edhe problemin tjetër, por për të mos i hyrë politikës. Ka politikanë shumë të lartë të këtij shteti që janë të interesuar për ta minuar këtë hetim. Ne jemi të detyruar t’i rrimë strikt këtij ligji. Atëherë desha t’iu pyes Z.Doshi ju keni referuar çështjen tek ministri i brendshëm. Siç thatë ju këtu përvec se e keni referuar personalisht, e keni referuar në prani të Bamit, edhe ai vetëm, pa praninë tuaj. Dua të di pas kësaj a ju vuri në dijeni ministri i Brendshëm se çfarë është bërë për të gjitha këto kallëzime, apo vënie në dijeni që ju keni bërë në prani të tij. Kjo është  pyetja, pra ju thoni keni vajt vetë në Ministri të Brendshme, keni vajt me Bamin, ka vajt Bami vetëm. Pasi  e keni vënë në dijeni, çfarë veprimesh ka bërë ai, u ka thënë gjë?

Dule: Me mikrofon të lutem, me mikrofon

Doshi: Ta thashë dhe njëherë, dy herë është taku me mua, njëherë s’kam qenë unë prezent që e ka taku në ministri, njëherë në Durrës dhe dy herë në ministri. Pas kësaj ka mbet çdo gjë e vdekur. Pra e gjithë ishte që duhet të shkonte Bami që duhet të bënte kallëzim. Por nuk ishte mundësia për me fillu hetimin. Unë i thosha personi që ka marrë porosinë prej Ilir Metës është Toni dhe Toni ishte në Gjermani dhe Sajmiri më thoshte që Toni është në kërkim. Toni kishte një a dy herë para vitit të ri që kishte hyrë nga Kapshtica dhe nuk e kishte ndalu kush. Herën e fundit na doli Toni se s’ishte në kërkim hiç. Pra e gjithë kjo, siç e keni si shprehje ju vjen një erë të keqe shumë. Këtu janë të implikum të gjithë brenda për mos me e zbardh këtë krim. Bashkë me prokurorinë, që kam dhe përballë që vjen dhe thotë këtu kam ba kallëzim të rremë para teje. Bjer videon këtu dhe shife çfarë kallëzimi të rremë kam ba unë. Ajo e vërteton kallëzimin e rremë. Përpara këtu (i drejtohet prokurorit) sepse më ke akuzu se kam ba kallëzim të rremë. Prandaj thashë që ajo është prova më e rëndëssishme për komision. Po e them për gjithë shqiptarët me zë e me figurë se Durim Bami është kërcënu me jetë e me fëmijë.

Doshi: Po e them për gjithë shqiptarët me zë e me figurë se Durim Bami është kërcënu me me fëmijë dhe ti e di mirë këtë punë.

Dule: Z.Ristani…

Ristani:Kryetari i komisionit të sigurisë Z.Braho ka deklaruar publikisht se ju për këtë çështje keni qenë nën mbrojtje fizike bile bëri dhe një deklarim që kërkoi që të vazhdonte më tej mbrojtja nga shteti. Këto janë deklarime publike ku kryetari i sigurisë ka deklaruar që keni qenë nën mbrojtje fizike dhe ka kërkuar të vazhdonte mbrojtja. A ka patur mbrojtje fizike?

Doshi: Nuk është e vërtetë

Ristani: Pra ka gënjyer z.Braho

Doshi: Ato janë mashtrime të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve qysh tek kryetari i Kuvendit, tek kryetari i komisionit të Sigurisë tek kryeprokurori. Kanë mashtru opinionin sepse nuk e kanë marrë mundimin me e zbardh këtë çështje.

Ristani: Tani të vijmë tek prova bombë. Normalisht na e sqaron situatën. Ju thoni se është filmua dhe incizuar në një moment biseda me Bamin. Ai shpreh si të thuash pamundësinë  etij për të thënë të vërtetën se ndodhet nën kërcënimin e jetës së tij dhe të familjes. Në ç’kushte procedurale është zhvilluar kjo punë dhe na e sqaroni dhe njëherë.

Doshi: Me kërkesën tëndë, në prani të 4 prokurorëve, një ndër ta është edhe kryeprokurori i Krimeve të Rënda që kemi përballë është pranu kërkesa ime. Në një nga zyrat që disponojnë këta është ba përgimi ambjental me kamera. Unë kam vu aparaturën në trup përgjues tjetër dhe kam taku Durim Bamin dhe i thashë gjatë gjithë kohës thuaj të vërtetën. Në një moment më tha mua s’mund të flas. I thashë unë pse? Dhe ai ma bani se ka një djalë të vogël. Ma bani me dorë. I thashë si është puna? Ma bani me dorë për fëminë. Ça ka? Bani me duar prapë ka ardhur një polic i forcave speciale edhe bani edhe me dorë që e kena pa bashkë me prokurorin., edhe regjistrimin dhe transkriptin e kena pa Ban me dorë dhe thotë burrat e huj janë atje tek vendi që unë se di. Pra nuk dinte adresën ku kishte grun e vet.. Unë u çova në këmbë dhe pyeta, të çojmë në spital të burgut? Jo tha se atje ka ilaçe. Jam ma në rrezik me shku në spital. Kur u çu në këmbë i rrodhën lotë. Na pa 4 prokurorë që punojnë aty. Një prokurore që punon aty i shkuan lotë. Kjo i ban kjo organizata e ISIS-it me vra fëmijë. Bisedë që nuk po i kërkoj ta bëj prokuroria publike. Edhe kur çova më tha mu: di e di o burrë i dheut në çfarë kushtesh jam unë. Nuk flas se e di se ça më kanë bërë tek X5. Pra i kishin hedh 360 gramë tritol. Këto janë kushte që domethënë po më vrasin mu dhe fëmijët. Atëherë si do të pranojë më thoni.Tashi ai vjen me paturpësinë më të madhe si prokuror dhe më akuzon mua për kallëzim të rremë.

Ristani: Edhe një pyetje të fundit për të parë nëse kanë reflektuar prokurorët. Dyshohet se ky shtetas mund të fshehë në banesë apo në ambjente të tjera prova etj. Pra në rast se na kërkoni autorimin për të bërë kontrolle banesash. Duhet ta specifikojmë nëse bëhet fjalë për banesën e deputetit dhe çfarë specifikoni me ambjente të tjera, të cilat frekuenton deputeti. Cfarë doni të kontrolloni?

Prokurori: Për kontrollin e ambjentev patjetër që do ja depozitojmë gjykatës në kohën e duhur. Gjithmonë nëse kuvendi do japë autorizmin.

Dule: Z.Ristani…

Ristani: Kur thoni ambjente që frekuenton, keni parasysh ambjente private apo publike? Ku doni të shkoni të kontrollini se ambjentet që frekuenton do të thotë të vini të kontrolloni parlamentin. Deputeti vjen në Parlament.

Prokurori: Z.Ristani për ambjente private nuk e kam të nevojshëm autorimin. Për ambjente private e kam të nevojshme

Ristani: Një pyetje të fundit dhe e mbylla. Rrezikshmëria është në raport me institucionet ndërkombëtare. Për çfarë lloj rrezikshmërie e keni fjalën kur përmendni institucionet ndërkombëtare?Ku ndikon kallëzimi i rremë i Tom DOshit tek institucionet ndërkombëtare? Ku është rrezikshmëria që ne tani duhet ta arrestojmë që rrezikshmëria e Doshit të mos na ndikojë tek institucionet ndërkombëtare.

Dule: Urdhëroni ju lutem.

Prokurori:  Kemi thënë që ekzistojnë dyshime të arsyeshme që vërtetojnë se Z.Doshi. Janë argumentet në relacion që mund t’i bëjmë publike vetëm në këtë moment. Rrezikshmëria e deputetit.

Ristani: Ju lutem tek relacioni a mund të më qartësoni shikimin. Tek cila pikë është korrelacioni mes kallëzimit të rremë dhe institucioneve ndërkombëtare që ta shoh, meqë provë nuk kemi. Ku bëhet lidhja me insitucionet ndërkombëtare dhe kallëzimit të rremë të Doshit.

Prokurori: Me krijimin e rrethanave të rreme që dihet që nuk kanë ekzistuar nga ana e deputetit Tom Doshi me atë çështje që po hetohet ne do paraqitemi para gjykatës me të gjitha provat.

Ristani: Pra do shkoni në gjykatë dhe do…

Prokurori: S’ka lidhje, në gjykatë do paraqiten provat.

Ristani: Pra nuk qëndron pjesa e institucioneve ndërkombëtare?

Prokurori: Rrethanat e kallëzimit të rremë  kanë krijuar këtë situatë.


Lexo edhe:
 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 80 deputetë votojnë pro arrestimit të Doshit. Për Frrokun 79 vota pro
Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut »
Article Logic
Execution time: 0.023866891860962
array(1) { ["section"]=> string(102) "debati-ristanit-me-prokurorin-deputeti-per-cfare-e-akuzoni-doshin-prokurori-nuk-ka-akuze-ndaj-tij-6965" }