Debati Veliaj-Kosova, ndërhyn Majko: Kujdes doktor, në studio Veliaj është në maternitetin e tij

Publikuar tek: politike, më 19:59 20-05-2015 Debati Veliaj-Kosova, ndërhyn Majko: Kujdes doktor, në studio Veliaj është në maternitetin e tij

Erion Veliaj (PS) dhe Halim Kosova, duket se çështjen kryesore që po flasin kanë të bëjnë me debatin televiziv. 

Halim Kosova tha se pret programin për të dalë në debat. Veliaj e konsideroi këtë si një gjysëm “po”. Ai e ftoi Kosovën në debatin që do të jetë nesër në Top Story me Sokol Ballën, duke e vendosur edhe studion ku duhet të mbahet debati, pa zgjedhur një televizion asnjanës.

Por Pandeli Majko, që i njeh të dy kandidatët, i jep një këshillë Halim Kosovës.

“Më në fund, kandidatët kryesore për Bashkinë e Tiranës kanë rënë dakord në parim që të zhvillojnë debat publik. Ky është një lajm i mire. Ai nuk është “çudia” e vitit pasi e kundërta do të ishte e vërtetë.

pandeli majko

Debati publik Veliaj - Kosova do të respektojë një komunitet prej 1 milion vetësh në Bashkinë e Tiranës. Komunikimi i stafeve dhe vendosja e një grafiku komunikimesh publike të përbashkëta në tryezat më të ndjekura televizive do t’i japë fund një kulture “gri” politike e cila ka thelluar hendekun midis politikës dhe publikut në vend.

Doktor Kosova e ka nje “homolog” në fushatën për Bashkinë e Tiranës, i cili kishte javë që ja kujtonte këtë fakt dhe ky është Erion Velia. Vendimi i kandidatit të opozitës është një akt në drejtimin e duhur. Urime Doktor Kosovës…veç kujdes se Velia në studion televizive është në “maternitetin” e tij” shkruan Majko në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Kur je me Grida Dumën të vijnë 6 fotografë, 10 kamera...
Ja këshilltarët që deri tani nuk po bëjnë fushatë për Erion Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641
array(1) { ["section"]=> string(99) "debati-veliaj-kosova-nderhyn-majko-kujdes-doktor-ne-studio-veliaj-eshte-ne-maternitetin-e-tij-11613" }