“Dëbimi” nga hoteli, reagon Luftëtari: Sulm politik! Presidenti Tavo: Kualifikohemi në Europa League

Publikuar tek: sport, më 14:31 19-01-2017 “Dëbimi” nga hoteli, reagon Luftëtari: Sulm politik! Presidenti Tavo: Kualifikohemi në Europa League

Pas lajmit që qarkulloi gjatë mesditës së sotme në mediat online se Luftëtari është dëbuar nga hoteli ku qëndronte në Gjirokastër për shkak se klubi nuk kishte paguar detyrimet financiare, vjen edhe reagimi përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook.

Një reagim i shkurtër, por konkret dhe i argumentuar, përmes së cilës klubi i Luftëtarit e cilëson këtë lajm si një sulm politik, madje publikohet edhe reagimi i administratorit të hotelit, i cili shkruante se ekipi nuk është dëbuar dhe se subjekti që ai administron po bisedon me klubin bluzi për rinovimin e kontratës.

Ndërkohë që në faqen zyrtare të klubit të Luftëtarit në Facebook postohet edhe një reagim i presidetit Grigor Tavo: “Nuk dua të përfshihem në politikë. I ftoj të gjithë pa dallim të duartrokasin kualifikimin e Luftëtarit këtë vit në Europa League”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi “zbarkon” në Palermo, tekniku kuqezi me një mision në Itali
Një emision i ri sportiv dhe nje prezantuese sexy në ekranet shqiptare, ja detajet »
Article Logic
Execution time: 0.009706974029541
array(1) { ["section"]=> string(100) "debimi-nga-hoteli-reagon-luftetari-sulm-politik-presidenti-tavo-kualifikohemi-ne-europa-league-66024" }