Deda demokrati i parë që pranon humbjen

Publikuar tek: politike, më 11:32 25-06-2015 Deda demokrati i parë që pranon humbjen Julian Deda dhe Halim Kosova

Aktori i humorit Julian Deda i cili ishte në listat e këshilltarëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 qeshorit shkruan në një postim në Facebook, se humbja e Partisë Demokratike është diçka që nuk mund të vihet në diskutim dhe përtej argumenteve mbrojtës ai thotë se duhet që gjithsesili të marrë përgjegjësine mbi vete, që Partia Demokratike të degradojë më tej.

Postimi i tij i plotë:

Çdo gjë duket me sy të lirë. Partia Demokratike si përfundim i ka humbur zgjedhjet dhe për këtë une përsonalisht nuk kam asnjë dyshim. Dikush mund të më thotë një mije arsye për këtë humbje, që mund të largojnë përgjegjesine nga vetja, si p.sh. harta e re që eshte në disfavor, koalicioni me i madh, blerje votash, presione mbi persona etj etj gjera si këto. Mund te bie dakort me të gjitha, por kjo nuk do te thotë që ne s'kemi faj për këtë humbje. Është momenti që demokratët të marrin përgjegjësitë që i takojnë pas këtij rezultati dhe duhet bërë shpejt. Ndoshta unë s'jam "askush" që ta pretendoj këtë, por unë mendoj që duhet të hyjë në veprim "sita" e madhe. Duhet situr gjithçka, që nga mënyra e funksionimit të strukturave në gjithë vendin, komunikimi, projektet e deri te vetë njerëzit. E gjitha kjo jo për të larguar apo afruar dikë në parti, por për të vënë çdo njeri për aq sa mban në vendin që i takon. PD duhet të bëjë kujdes nga ata që nuk kanë asnjë ndjesi për këte parti por bëjnë sikur, sepse jane më të dëmshëm se kundershtari. E di që ky është një proces  i vështirë, por DUHET bërë për mendimin tim. Partia Demokratike është aset kombëtar, është parti e vlerave dhe e ndryshimeve të mëdha në historinë e vendit tonë dhe këte duhet ta pranojme të gjithe, por ai "demokrat" qe nuk e konsideron të tillë nuk ka vend aty. Askush nuk mund të tallet me atë parti dhe ta konsideroje kalim kohe. Prandaj është momenti që demokratët bio, të hyjnë në selinë e partisë, të mbyllen brenda duke i vënë kyçin derës së jashtme dhe ti futen me themel çdo detaji, i cili në 2017 mund të bëjë diferencen.

P.s. Urimet e mija të gjithë kandidatëve fitues në 61 bashkitë e vendit. Dhe mos harroni se, nëse doni që bashkitë tuaja të shkojnë në "drejtimin e duhur", duhet ti ofroni "me shume shërbim" dhe mbi të gjitha shumë "punë dhe dinjitet".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria pjesë në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, angazhim kundër ISIS
Anëtarët fitues të Këshillit bashkiak, emrat e PD, PS dhe LSI »
Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482
array(1) { ["section"]=> string(45) "deda-demokrati-i-pare-qe-pranon-humbjen-14619" }