Deda-Ramës: “Gënjeshtar i paskrupullt. Të gjithë të dëgjuam se çfarë the! Sigurisht që nuk the motër’’

Publikuar tek: politike, më 14:12 27-02-2016 Deda-Ramës: “Gënjeshtar i paskrupullt. Të gjithë të dëgjuam se çfarë the! Sigurisht që nuk the motër’’ Albina Deda dhe Edi Rama

Edhe pse e përjashtuar nga Kuvendi për dy ditë, deputetja demokrate Albina Deda ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama. “Gënjeshtar i paskrupullt. Të gjithë të dëgjuam se çfarë the! Sigurisht që nuk the motër’’, i ka thënë Deda-Ramës.

E gjithë çështja e sulmit lidhet me zhvillimet e së enjtes në Parlament, kur deputetët demokratë qëlluan me vezë dhe me letra të lagura të mbledhura, kundrejt Ramës. Njëra prej tyre qe edhe deputetja Deda, e cila në pretendimin e saj njëzëri me deputetët e tjerë thotë se Rama e quajti ‘’Monstër’’.

Por Rama është shfajësuar menjëherë, madje e ka ripërsëritur edhe sot, se nuk e ka quajtur ‘’monstër’’, por ‘’motër’’.

Megjithatë për demokraten ka dëshmitarë të shumtë që e kanë dëgjuar, po kështu edhe ofendimet e tjetra, sipas tyre me pyetjen: “Ku e ke lagur?”, duke iu referuar organit gjenital femëror dhe atij riprodhues, mitrës.

“Je një gënjeshtar i paskrupullt. Të gjithë aty, gra e burra në Parlament e dëgjuam shumë mirë çfarë the. Sigurisht nuk the motër.

Por çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal, ndaj nuk po lodhem këtu të bind ata se si më ofendove. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh. I zhveshur siç je nga çdo normë morale, nuk pres që të kërkosh falje. Genjeshtra pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt.

Kjo nuk do ta ndalë aksionin tim politik, dhe të forcës time politike që ti të marrësh ndëshkimin e merituar për fyerjet dhe dhunimin që u ke bërë gjithnjë, por që u bën sistematikisht grave, vajzave e nënave në këto 3 vite.”, reagoi Deda.

Sot në emër të Partisë Demokratike reagoi edhe deputetja Albana Vokshi, e cila tha:

“Edi Rama, në këtë mënyrë, nuk ka dhunuar vetëm dy kundërshtare të tij politike, por çdo grua shqiptare, çdo socialiste, çdo vajzë e nënë, me parti, pa parti. Çdo grua që sjell jetë, çdo grua që zoti e ka krijuar. Një akt i papranueshëm tradicionalisht, i papranueshëm aq më shumë sot në vitin 2016.”

 Vokshi ka kujtuar edhe historitë e grave që sipas saj u dhunuan nga Rama, duke lajmëruar një protestë të martën në 12 para Kuvendit:

“Ne gratë, duhet te protestojmë jo vetëm për Albina Dedën dhe Arbiola Halimin por edhe për zonjat Merjeme Dilishi (Suku) dhe Mirela Neli kandidate për deputete te Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës që u kërcënuan e dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën një personi me precedent penal, edhe për Silvana Maksutin kandidate për deputet e LSI për Durrësin që e detyruan të mos e pranojë vendin e deputetes. Ne duhet të protestojmë edhe për  Melita Çengen, infermieren nga Shkodra, edhe për Brunilda Meken nga Korça, të cilat Rama i hoqi nga puna dhe i çoi drejt vetëvrasjes. Ne duhet të protestojmë edhe për zonjën Resmie Alla, 35-vjeçaren, e cila humbi jetën sepse donte që fëmijët e saj të kishin pak dritë, edhe për mijëra gra e nëna që sot vuajnë se s’kanë mundësi të plotësojnë as nevojat me minimale të fëmijëve.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malltezi për lejet mjedisore: Modeli që zuzarët përdorin për të shantazhuar hallexhinjte. Reagon qeveria
Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike, Basha: Qeverisja e PS, më e djathtë se ne »
Article Logic
Execution time: 0.17772889137268
array(1) { ["section"]=> string(102) "deda-rames-genjeshtar-i-paskrupullt-te-gjithe-te-degjuam-se-cfare-the-sigurisht-qe-nuk-the-moter-33681" }